Aktori i madh nga Mirdita pushton zemrat e artdashësve në Skoci

Publikuar tek: kulture-art, më 16:00 10-01-2018 Aktori i madh nga Mirdita pushton zemrat e artdashësve në Skoci

Aktori Gjergj Doçi ka dhuruar një mbrëmje emocionuese në qytetin Glasgow në Skoci për të gjithë të dashuruarit pas artit. 

Shqiptarë dhe skocezë janë mbledhur të gjithë bashkë për të parë monodramën “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumit që në Glasgoë e solli Gjergj Doçi, aktor i teatrit “Aleksandêr Moisiu” në Durrës.

“Gjergji me eksperiencën e tij të begatë mbi 40 vite ne skenat e teatrit , me zë të artikuluar, pasionin dhe mishërimin e plotë në rolin e At Zef Pllumit, kallëzoi rrëfimin rrëqethës e trishtues të një historie të hidhur përtej hekurave , që fatkeqësisht e përjetuan me mijëra e mijëra të burgosur politik gjatë periudhës 50 vjeçare te regjimit stalinist”- shkruan Remzie Zeka Sherifaj, radio-gazetarja, producente dhe gruaja që është nderuar me çmimin “Gruaja Emigrante e Vitit” në Skoci.

Shkrimi i plotë i Remzie Zeka Sherifaj:

..Eh ç’mi solli evokimet e kohës se ikur edhe të shqiptarëve në Kosovë kur vetëm për një fjalë goje si Flamuri kuq e zi ,.. , Skënderbeu apo edhe Enveri shumë veta u torturuan e u tretën në burgjet serbe …

“Kam frike se nuk e di a do te jetë Liri e vërtetë ajo atje jashtë përtej këtyre telave me gjemba ?!

Por megjithatë unë do te vazhdoj rrugën time për të treguar.! Kto vargje të At Zef Pllumit disi mu ngulitën në mëndje dhe më bënë të pyes veten sa e sa herë: Vallê , kur do gëzojnë Liri të vërtetë bashkëkombësit tan në hapësirat gjithë shqiptare?!

Monodrama ‘Rrno për me tregue’ e At Zef Pllumit është përshtatur për skenë nga Bashkim Hoxha.

Organizator dhe Producent: Ilir Doci.

Perkthyese: Ledia Doci

Titrimi: Julian Shyti

Udheheqes artistik: Julian Shyti

Bashkëpuntorët ne Shqiperi: Regjisore – Adelina Muca

Kompozitor – Ylli Ramzoti Piktor & Skenograf – Nasi Popa

Më shumë në këtë kategori: « Ismail Kadare fiton çminin prestigjoz në Udine të Italisë
»
Article Logic
Execution time: 0.033324003219604
array(1) { ["section"]=> string(70) "aktori-i-madh-nga-mirdita-pushton-zemrat-e-artdashesve-ne-skoci-106098" }