Aktori i njohur i humorit ka një surprizë për miqtë e tij, dhe nuk lidhet fare me skenën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:38 02-10-2016 Aktori i njohur i humorit ka një surprizë për miqtë e tij, dhe nuk lidhet fare me skenën

Aktori i dashur i humorit për të gjithë shqiptarët, Behar Mera, tashmë i ka hyrë biznesit. Eshtë vajza e tij, prezantuesja simpatike që ka mbajtur detyrën e zëdhënëses edhe të ekipit të Tiranës, Iva Mera që jep lajmin për të gjithë miqtë e vet.

 

 Shtëpia e tyre në Petrelë, nuk do të jetë thjesht një objekt banimi, por është kthyer tashmë në bujtinën “Mera”.

“Miq, pas kaq shumë kohë, dëshirë dhe punë, mbi të gjitha dashuri për ta bërë këtë gjë, arritem të kurorëzonim sot shtëpinë tonë të re, që ndryshe nga dje sot është e hapur për të gjithë!

" Bujtina Mera " sapo nisi rrugëtimin e saj te gjatë!! Me një restorant të ngrohtë e miqësor, guzhinë tradicionale, dy suita komode, dhe një shtëpizë e vogël papafingo per në, ndryshuam kështu si pa kuptuar jetën!

Ajo që më mbetet t’ju them është ftesa për të shijuar ate që në krijuam me kaq dëshirë e mund, unë, mami Besa dhe babi Behar Mera! Ju mirepresim!! BUJTINA MERA, PETRELE!”, shkruan Iva ndërsa prezanton edhe fotot e bujtinës së re.14555976_10155209841863765_692536832_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023114919662476
array(1) { ["section"]=> string(93) "aktori-i-njohur-i-humorit-ka-nje-surprize-per-miqte-e-tij-dhe-nuk-lidhet-fare-me-skenen-54803" }