Aktori i njohur shqiptar rol në film me Selena Gomez

Publikuar tek: kulture-art, më 14:16 04-10-2017 Aktori i njohur shqiptar rol në film me Selena Gomez

Aktori me origjinë shqiptare i cili ka korrur mjaft sukses në Hollywood  do të luajë në një film së bashku me Selena Gomez.

 

Bëhet fjalë për aktorin Marko Caka, i cili do të jetë pjesë e filmit më të fundit ‘Shi në muzeum’ me regji të Woody Allen. Filmi i cili pritet të dalë në vitin 2018 ka një kasë të gjerë aktorësh të njohur si: Selena Gomez, Jude Law, Elle Fanning dhe shumë të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet aktori përmes një postimin në Facebook, ku ka publikuar një foto nga sheshxhirimet dhe shkruan, “Nje falenderim special për regjizorin e madh Woody Allen që më dha mundësine brenda 8 aktoreve, të jem pjesë e vetëm një skene speciale të Selena Gomez “Shi ne muzeum” në projektin e madh të tij filmik e të Amazon Studio per vitin 2018 me një numër te madh yjesh, Jude Law, Elle Fanning

Megjithëse kemi filluar xhirimet në 3 të mëngjesit, por ja vlen kur shikon gjithnjë buzëqeshjen e Gomez duke na folur të gjithëve duke harruar shiun improvizus që binte.. Nuk thuhet kot se Woody Allen bën vetëm mrekullira në sheshxhirim, që duhet të jesh me fat ta përjetosh nga afër”.

803full-marko-caka.jpg

315266.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jepet çmimi Nobel në Kimi, ja 3 shkencëtarët fitues (EMRAT)
»
Article Logic
Execution time: 0.026112079620361
array(1) { ["section"]=> string(58) "aktori-i-njohur-shqiptar-rol-ne-film-me-selena-gomez-94708" }