Aktori i “Portokallisë” reagon ndaj statusit të Bledi Manes: Shumë hormone seksuale në shkrimet e tua

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:57 08-01-2016 Aktori i “Portokallisë” reagon ndaj statusit të Bledi Manes: Shumë hormone seksuale në shkrimet e tua

Aktori i spektaklit “Portokalli” Erion Isai ka reaguar pas statuseve të bëra nga gazetari Bledi Mane lidhur me termin e përdorur për banorët e Ersekës. Pas shkrimit të djeshëm për moderatorin Ledion Liço, të cilin e quante ‘ersekar’ në bazë të origjinës së tij, Mane ka publikuar sot një tjetër shkrim me titull “Të dashur kolonjarë, ersekarë, erseksa”.

Isai ka reaguar pas shkrimit të dytë të gazetarit, duke u shprehur se në shkrimet e tij ka shumë hormone seksuale, ndërsa i kujton kontributin e personaliteve nga Ersaka që kanë dhënë për gjuhën dhe shkollën shqipe.

Statusi i Erion Isait:

Më së pari, nuk kisha ndër mend të reagoja për shkrimet e tua, por kur pashë sot sesi mundoheshe të justifikoheshe për denigrimin e një origjine, ku përsëri ishe cinik, ashtu sikurse shkrimet e tua, qe te them te drejtën (opinion personal ky) me shume se shkrime ngjasojnë me letra sipunimi, ku autori i letrës nuk mbetet anonim por është i zellshëm për shërbim, se mllefin (apo xanxën do thoshin kolonjarët) e kanë në gjak e i grryen. I jepje origjinës Kolonjare konotacion të cilën as nuk e kemi, e as na bën të ndihemi inferiore. Erseksa, Ersekar Bëra seks Sa shumë hormone seksuale në shkrimet e tua.Kur të të bjerë rruga në juglindje, përveçse të pish, do të lutesha të vizitoje muzeun e shkollës Shqipe, e aty do bindesh kush janë Kolonjaret! Do bindesh, se ti flet e shkruan shqip (pavarësisht përmbajtjes të asaj që thua, se atë duhet ta kesh vete, sta mëson dot kush) prej Kolonjareve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026838064193726
array(1) { ["section"]=> string(104) "aktori-i-portokallise-reagon-ndaj-statusit-te-bledi-manes-shume-hormone-seksuale-ne-shkrimet-e-tua-29491" }