Aktori Neritan Liçaj feston 46-vjetorin, i përgjigjet çdo urimi

Publikuar tek: kulture-art, më 16:11 28-04-2015 Aktori Neritan Liçaj feston 46-vjetorin, i përgjigjet çdo urimi

Aktori Neritan Liçaj feston sot 46 vjetorin. Si duket ditëlindja e ka gjetur aktorin në punë pasi vetëm dy orë më pare “facebook-u” i tij na tregonte se ndodhej në Teatrin Kombëtar.

Aktorit i kanë ardhur mijëra urime nga miqtë e fansat e tij dhe asnjë prej tyre nuk ka mbetur pa “u shpërblyer” me koment falenderimi, çka na sjell në vëmendje edhe njëherë modestinë dhe madhështinë e aktorit.  Neritan Liçaj ka spikatur si aktor në teatër dhe kinematografi duke prekur suksesin me shumë role.

Aktori i pandarë iTeatrin Kombëtar do të interpretojë së shpejti dramën e regjisores Rovena Lule Kuka, “Gruaja në Dritare” që do të shfaqet më datat 1, 2 dhe 3 maj.

Roli i parë i artistit Liçaj në teatër ishte me shfaqjen “Viktimat e detyrës”, ndërsa si aktor në film me “Kolonel Bunker”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elia Zaharia event për 77-vjetorin e martesës së Zogut me Geraldinën, risjell kapelet aristokrate mbretërore
Shqipëria prezantohet në panairin e librit në Torino, në kuadër të ekspo-Milano 2015 »
Article Logic
Execution time: 0.28299999237061
array(1) { ["section"]=> string(67) "aktori-neritan-licaj-feston-46-vjetorin-i-pergjigjet-cdo-urimi-9882" }