Ditën e djeshme, i ftuari i radhës te emisioni “Rudina” në Tv Klan, ishte aktori i njohur Visjan Ukcenaj bashkë me partneren e tij shtatzënë.
Por para se të niste emisioni, Visjani i bën një shaka të lezetshme moderatores. Teksa Rudina kishte marrë pozën për të bërë foto, duke përshëndetur dhe ndjekësit e saj me dorë, Visjani ishte duke bërë video.
“Përshëndetje mi Rudina, të keqen motra, është video”- i thotë Visjani, ndërsa moderatorja është habitur dhe ka shpërthyer në të qeshura.