Aktori shqiptar mesazh urimi në ditën e parë të shkollës për fëmijët me aftësi të kufizuara: Ju kinga doni të bëheni si ne, por në fakt ne duam të jemi si ju

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:18 11-09-2017 Aktori shqiptar mesazh urimi në ditën e parë të shkollës për fëmijët me aftësi të kufizuara: Ju kinga doni të bëheni si ne, por në fakt ne duam të jemi si ju

Aktori shqiptar mesazh prekës për fëmijet me aftësi të kufizuara në ditën e parë të shkollës.

Ditën e sotme filloi procesi mësimor për vitin shkollor 2017-2018. Ndërkohë, aktori i njohur i humorit, Marin Orhanasi, ka zgjedhur një urim mjaft të veçantë për të uruar fëmijët që nisën vitin shkollor sot. Aktori i “Portokalli”, uroi të vegjlit me aftësi të kufizuara. Duke i quajtur vogëlushët kinga, Orhanasi shprehet se “ Ju kingë duhet të jeni në çdo bankë shkolle”.

Shkrimi i plotë:

“Duke u inspiruar prej një mikut tim, po përpiqem të bëj një status modest për të gjithë ata fëmijë që ne i cilësojmë me aftësi të kufizuara. JU KING-, NESËR DUHET TË JENI NË ÇDO BANGË SHKOLLE SE JU JENI NE. JENI MË SHUMË. Ju zemrat e mia jeni po aq të mirë sa cilido prej nesh. Më të mirë madje. Ju KING-ët e prindërve tuaj, por edhe të mitë e cilitdo prej nesh. Ju KING-ë që Zoti ju solli për sprovë tek ne, jeni ata që e meritoni dashurinë deri në molekulën e fundit. Ju KING-ë nuk e dini se ne që na gënjen mendja se kemi aftësi, jemi më shumë për të ardhur keq. Ne jemi të paftë. Ne gënjejmë veten, të tjerët herë pas here për hiçgjë. Ju KING-ë thoni veç të vërtetën me gjithë qenien tuaj.

Ne urrejmë. Ju KING-ë qeshni. Ne zhytemi në pisllekun e mendjes sonë shpeshherë të errët. Ju nuk ju intereson. Doni veç të jeni gjallë mes nesh, si ne. Ne përgojojmë. Ju KING-ë do donit të thonit: Të dua. Ju qeshni KING-ë. Ne jo. Bëjmë sikur qeshim. Shtiremi shpeshherë. Ne kemi aftësi por kufizojmë veten. Jemi të paaftë megjithëse kemi gjithçka. Ju KING-ë shihni në sy. Shumë prej nesh jo. Ne vrasim ëndrrat tona përdite e krijojmë realitet të shëmtuar. Ju KING-ë, besoj fort, keni ëndrra. Ju KING-ë kënaqeni me atë që keni. JU KING-ë jeni MBRETËR TË VETES. Ne shërbëtorë të të tjerëve, sendeve e gjërave shumë të pavlera. Ju KING-ë jeni në erresirë e kërkoni dritën. Ne jemi në dritë e kërkojmë erresirë. JU KINGË JENI FËMIJË DERI NË FUND, TË PASTËR, TË PAPREKUR E TË MREKULLUESHËM. Ne nuk ju kuptojmë, përpiqemi, por një gjë e di mirë. Shpesh do doja të isha si ju. Të mos kuptoja asgjë e të isha në botën tuaj. Se ju e keni. Ndoshta shumë më të mrekullueshme se e jona. JU DONI TË BËHENI SI NE. POR NË FAKT NE DUHET TË ISHIM SI JU. Zoti ju ka premtuar vend në Parajsë dhe une këtë e besoj. Ne që kemi shumë mend s’e dimë vendin tonë… JU KING-ët e Zotit.
Mos e kërkoni heroin vërdallë. Heronj janë ata prindër që u ka rënë për kismet të kenë të tillë femijë. Heronj janë ata që kontribuojnë për rehabilitimin e kësaj kategorie.
MESAZH NË MBËSHTETJE TË ÇDO PROJEKTI PËR REHABILITIMIN E KUJTDO ME AFTËSI TË KUFIZUARA.”,- shkruan Marini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fatos Nano ka një mesazh për Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit, ja çfarë shkruan
Mimi Kodheli dorëzon “çelësat” në ministrinë e Mbrojtjes, merr një dhuratë që e la “pa frymë” (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.018054008483887
array(1) { ["section"]=> string(161) "aktori-shqiptar-mesazh-urimi-ne-diten-e-pare-te-shkolles-per-femijet-me-aftesi-te-kufizuara-ju-kinga-doni-te-beheni-si-ne-por-ne-fakt-ne-duam-te-jemi-si-ju-91911" }