Aktori shqiptar pjesë e "Ocean 8", në krah të Sandra Bullock, Anne Hathaway, Cate Blanchett dhe Matt Damon

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:16 01-12-2016 Aktori shqiptar pjesë e

Marko Caka ka filluar punën edhe për një film të ri hollivudian. Bëhet fjalë për Ocean 8, i cili do të mbledhë shumë yje botërore të skenave filmike.

Kështu të paktën ka thënë aktori 45-vjeçar, i cili ka luajtur edhe në filmin ‘Bridge of Spies’ përkrah Tom Hanksit, shkruan Telegrafi.

“Sot kanë nisur xhirimet në filmin e madh te Ocean 8. Për herë të parë luajnë të gjithë yjet e tillë si Sandra Bullock, Anne Hathaway, Cate Blanchett, Charlotte Kirk, Dakota Fanning, Sarah Poulson, Rihanna, Matt Damon dhe Domian Lewis”, tha Caka.

Caka ka zbuluar se do të luajë rolin e një fashionisti evropian, ndërsa për herë të parë do të shfaqet në kinematë botërore në vitin 2018.

“Unë do të luajë rolin e një fashionisti evropian. Është një film i zhanrit aksion dhe prodhimi i Warner Bros. Do të dalë në kinematë botërore në qershor të 2018. Në këtë film ka performance të vogël edhe këngëtarja Rihanna”, përfundoi Caka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034580945968628
array(1) { ["section"]=> string(107) "aktori-shqiptar-pjese-e-ocean-8-ne-krah-te-sandra-bullock-anne-hathaway-cate-blanchett-dhe-matt-damon-61281" }