Aktori shqiptar zbulon monologun e kryeministrit: Jam Erion Braçe o mbret a do bëjmë zgjedhje, Ik o burrë mos më ça tr*pin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:54 10-05-2017 Aktori shqiptar zbulon monologun e kryeministrit: Jam Erion Braçe o mbret a do bëjmë zgjedhje, Ik o burrë mos më ça tr*pin

Aktori i njohur i ekranit shqiptar Juljan Deda ka publikuar monologun e një kryeministri dhe mesa kuptohet e ka fjalën për Edi Ramën.

POSTIMI I JULJAN DEDËS:

Monologu i nje Kryeministri.

(Surrel, muzg. Sapo ka perfunduar nje pikture dhe po fshin duart e bera pis me boje)
Ehh, te marrte dreqi te marrte, se me çmende. Me lodhe, por shih sa e bukur ke dale mi dreq. Ku m'ka shku mendja ee?! Shih mor sa bukur me ka dale Gramozi dhe Saimiri. Une kam dale madheshtor. Kurse kete Lali Erin, qe duartroket perballe meje ne gjysmelartesi, e kam qare. Jam piktor i madh perfundimisht. Me ne fund bera nje veper me kuptim.
(Nderkohe del nga studio dhe shkon drejt kuzhines. Duke ecur ne korridor, kalon para nje pasqyre te madhe. Ndalon menjehere perballe saj)
Oh, mirmroma mret! (Heshtje) Mirmroma o njishooo! (Heshtje)
Nuk do te flasesh?! E mire s'ka gje, flas une, ti vetem degjo.
(Me pak boje te kuqe qe i ka ngelur akoma ne njerin gisht te dores se djathte, fillon te shkruaj ne pasqyre numrin 3...)
300 mije vende t'reja pune, futja pordhes. Edhe i thashe Benit, aman mos fol se do na çajne veshet shqiptaret, jo ai. Doli dhe tha 220 mije tjera, uuu sa trap. Mire qe e uli te pakten, qe te jete pak me i besushem. A thua ta hane edhe kete? Do e hane se s'ben.
(Bie celulari, nje numer i panjohur, e fik)
Ata hengren shendetesine falas. (qesh) Sa here e kujtojme me Lir Beqjen kete premtim leshi, qeshim me lot. Po ate premtimin per rrugen e Arbrit..!? (qesh me fort) Sa popull gomar, une me zor po mbaroj nje pjese te unazes s'madhe, qe me la Saliu, dashka rrugen e Arbrit keta. Ik mor me gjithe rruge! (Bie perseri celulari nga i njejti numer, e fik) Por me e madhja ishte kur besuan se do beja shtet...! (qesh me ze te larte) (degjohet nje ze nga dhoma tjeter) "Edi, ç'po ben, me ke qesh more?"
Jam ne banjo dhe mu kujtua nje barcalete qe e kam treguar para kater vitesh. Pa merak, jam mire. (Heshtje. Ai eshte akoma perballe pasqyres se madhe dhe nuk ja ndan syte vetes. Ashtu i fiksuar, i perhumbur te vetja nis te kendoje me ze shume te ulet, gati neper dhembe)
"Ne Tropik, o ne Tropik,
po kercenin Makarena.
Nje luan me rroba banjo,
Dhe majmuni simpatik...!"
(Bie cel perseri nga numri misterioz, e fik)
Ehh more lartmadheri, sa i madh je. Sa bukur i mban ato fjalimet. Sa bukur flet. Kete te fundit e qave kur citove ate kengen labe. Ku te shkoi mendja? Je talent. Keshtu e duan keta budallejt, i fut ca llafe te bukura dhe hooop voten te kutia. (Qesh) (Bie celulari per here te kater me numer misterioz. I nervozuar me ne fund e hap)
-Kush mutin jeeeee?!?!?
-"Jam Erion Braçe o mbret".
Ça do mor se me çmende?
-"Desha te te pyes, a do bejme zgjedhje ne 18 Qershor, dmth ta filloj fushaten une apo mos ti harxhoj leket kot?
O Zot, ça me ka gjet me ju. Ik o burre mos me ça trapin me gjithe fushate. (E fik. Heshtje. Para pasqyres.)
Qetesohu i madh, qetesohu mbret. Ik e futi nje çap buke se e meriton. (Niset per ne kuzhine. Ben dy hapa dhe kthehet sikur ka harruar diçka. Perseri per balle pasqyres.) Ahhhh se harrova. Ja kalofsh mire mret. Se thu pastaj pse nuk flet. (I shkel syrin dhe iken duke kenduar)
Ne Tropik, o ne Tripik,
po kercenin Makarena........

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022336006164551
array(1) { ["section"]=> string(126) "aktori-shqiptar-zbulon-monologun-e-kryeministrit-jam-erion-brace-o-mbret-a-do-bejme-zgjedhje-ik-o-burre-mos-me-ca-tr-pin-78168" }