Aktorja e famshme vë ulërimën se po vjen fundi i botës, dërgohet në spital për kontroll të shëndetit mendor

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:29 27-01-2017 Aktorja e famshme vë ulërimën se po vjen fundi i botës, dërgohet në spital për kontroll të shëndetit mendor

Aktorja e famshme britanike Mischa Barton duket se po kalon momente tepër të vështira, pasi së fundmi është gjetur në oborrin e vilës së saj duke thirrur me të madhe se po vjen fundi i botës.

31- vjeçarja është parë dhe fotografuar nga fqinjët teksa qëndron mbi rrethimin e shtëpisë në Hollivudin Perëndimor duke qarë e thirrur me të madhe për “shkatërrimin e botës”, shkruan Newsbomb.al.

Aktorja e serialit të famshëm “OC” gjithashtu raportohet të ketë thënë se Ziggy Stardust – që është emri për një nga qentë e saj, si dhe nëna e saj janë shtriga dhe magjistare.

Mischa Barton ka pranuar të shkojë me dëshirë në spital për të krryer një sërë analizash, ndër të tjera edhe kontroll për shëndetin e saj mendor. /Newsbomb.al

Sasd32rf2dgjj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061516046524048
array(1) { ["section"]=> string(112) "aktorja-e-famshme-ve-ulerimen-se-po-vjen-fundi-i-botes-dergohet-ne-spital-per-kontroll-te-shendetit-mendor-66863" }