Aktorja e njohur në protestë, me zë të dridhur para Bashës: E vrava frikën time kur isha 29 vjeçe dhe me barkun te goja...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:14 21-02-2017 Aktorja e njohur në protestë, me zë të dridhur para Bashës: E vrava frikën time kur isha 29 vjeçe dhe me barkun te goja...

Aktorja e njohur Suela Konjari i është bashkuar protestës së opozitës edhe sot në ditën e katërt të saj.

Para Bashës, me zërin që i dridhej prej emocioneve Suela Konjari tha se po sulmohet nga disa portale online për faktin që është bërë pjesë e kësaj proteste ndërsa përmenti edhe kërcënime  me mesazhe.

Konjari deklaroi se frikën e saj e vrau vite më parë, kur ishte shtatzënë dhe merrte pjesë në protestat e qytetit studenti.

“Jam e respektuar që jam njëra prej jush, këto janë emocione njerëzore të vërteta, jam 25 vite aktore e skenës shqiptare që prej 2 ditësh sulmohem nga disa portale, unë jam zonjë e nderuar prej jush, i them atyre: Ju mëshiroj, unë jam këtu në protestë.

 Mesazhin e dytë e kam me të gjithë strucët që më kërcënojnë me mesazhe, unë e vrava frikën kur isha 29 vjeç dhe me barkun te goja se prisja fëmijën e shkoja në çdo protestë te qyteti studenti.

Ju them arsyen pse jam këtu përmes një vragu nga Ali Podrimja: Toka ime digjet në cdo cep të shpirtit tim , ndaj jam këtu dhe do t’jem me ju”, tha aktorja 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0240159034729
array(1) { ["section"]=> string(123) "aktorja-e-njohur-ne-proteste-me-ze-te-dridhur-para-bashes-e-vrava-friken-time-kur-isha-29-vjece-dhe-me-barkun-te-goja-69435" }