Aktorja me famë botërore pranon se është biseksuale

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:43 24-08-2016 Aktorja me famë botërore pranon se është biseksuale

Fill pas ndarjes nga i dashuri i saj, aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane Bella Thorne, pranon publikisht se është biseksuale.

Ajo ka bërë publike disa foto ku shihet duke u puthur me një femër të panjohur, gjë që e përforcon rrëfimin e saj.

Vetëm të hënën e kaluar, Bella tërhoqi vëmendjen e mediave pasi bëri me dije publikun për ndarjen nga aktori Gregg Sulkin.

Scrfghfghtthghshot_1.jpg

“Pasi jemi menduar shumë, kemi marrë vendimin e vështirë ti japim fund lidhjes sonë. Ne gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë njëri-tjetrin, pasi të dy jemi rritur shumë pas kohës së kaluar bashkë.”- tha aktorja për E! News.

Nuk dihet nëse arsyeja e ndarjes është vajza në foto. Megjithatë aktorja pohon për “People” se shkaku i ndarjes së tyre ishte axhenda e zënë e të dyve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062588930130005
array(1) { ["section"]=> string(57) "aktorja-me-fame-boterore-pranon-se-eshte-biseksuale-50732" }