Aktorja thyen rregullat e TAPETIT TË KUQ, këmbëzbathur në Festivalin e Kanës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:30 15-05-2018 Aktorja thyen rregullat e TAPETIT TË KUQ, këmbëzbathur në Festivalin e Kanës Kristen Stewart

Takat e larta janë mjaft të lodhshme, sidomos për pjesëmarrëset në ceremonitë me tapet të kuq ku duhet të qëndrojnë drejt e të pozojnë përpara qindra aparatëve fotografik në majë të gjithë atyre centimetrave.

Por duket se ky problem nuk i përket shumë aktores kontroverse Kristen Stewart, e cila është shfaqur shumë e lodhur gjatë parakalimit të saj, ndërsa nuk ka përtuar të heqë takat e larta e të ecë këmbëzbathur.

Më një fustan metalika transparent, ylli I “Twilight” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa në dorë mbante këpucët e saj.

Stewart kështu ka thyer një ndër rregullat e pashkruar të tapetit të kuq, ku asnjë artiste e famshme deri më tani nuk kishte parakaluar pa këpucë.

_101572459_kristenreuters.jpg_101572792_kristennewgetty.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me flokë të pakrehur dhe pa make up, aktorja e humorit shfaqet si rrallë herë
Martohet moderatorja e njohur? Publikon foton me fustanin e BARDHË »
Article Logic
Execution time: 0.0040459632873535
array(1) { ["section"]=> string(82) "aktorja-thyen-rregullat-e-tapetit-te-kuq-kembezbathur-ne-festivalin-e-kanes-120876" }