Këtë farë mbollëm, këtë do korrim!

Publikuar tek Analiza & Komente
Tuesday, 06 December 2016 09:28

Nga Enkel Demi

Vdekja është një çast ndalese, jo vetëm për atë që shkon, por për të gjithë të tjerët që e kanë njohur, e kanë dashur ose jo.

I tillë ka qenë edhe për gazetarin Andrea Stefani, por ndryshe nga shumë të tjerë kumti i hidhur përbën lajm, falë qasjes në publik të Andreas.

Sak në këtë dekikë ndalese dhe reflektimi të shumë dashamirëve të Andreas, kolegëve, miqve, por dhe kundërshtarëve të tij nisi një mal me mallkime, sharje, të cilat nuk ishin më ndrysh’ se ato që kishte marrë në të gjallë. Këtë atak histerie e pritën me çudi mjaft të njohur mediatikë të Andreas.

Përse duhet të çuditemi?

Nuk ka asgjë për t’u habitur në gjithë këtë mesele. Ka një përshkrim ngjethës Patër Zefi në librin “Rrno vetëm për me tregue”, tek përshkruan priftat dhe armiqtë e pushtetit tek i çojnë në sallën e gjyqit rrugës së madhe në Shkodër, të lidhur, kurse turma i shan me fjalët më të ndyta, i pështyn, i shtyn, i rreh. Murgu shkruan: “Kurrë nuk kisha mendu që ky popull kishte kaq shumë rrugaça”.

Çfarë u kishin bërë priftat të keqe shqiptarëve për t’i urryer kaq shumë? Asgjë, por komunistët e mbollën urrejtjen si një armë e fuqishme, me të cilën ndërtuan “njeriun e ri”, kësaj race revolucionare që i përkasim sot e kësaj dite. Tani përse duhet të çuditemi për mallkimet post mortum? A nuk jetojmë në një ambjent mediatik, ku shkruajnë me gjuhën e urrejtjes emrat më të shquar të gazetarisë dhe ata më pak të tillë. A nuk ndjekim televizion, debate, polemika, ku njerëzit mallkohen deri në asht?

A nuk shohim Kuvendin çdo të enjte, ku ish-kryeministri, kryeministri, ish-ministrat, ministrat, ligjvënësit shahen, fyhen, mallkohen, kapen me grushta dhe shkelma? Edhe Andrea i ndjerë punoi në këtë ambjent, nuk ishte më i veçantë se unë, Mero Baze, Mustafa Nano, Blendi Fevziu, Arian Çani, Blendi Mane, Ylli Rakipi, Andi Bushati e kështu me radhë. Kush më shumë e kush më pak i ka dhënë një dorë lulëzimit të gjirizit të sharjes.

Madje, këtu edhe po të jesh ëngjëll, nëse nuk i nxjerr dhëmbët të shtypin me këmbë, sepse mirësjellja vlerësohet shenjë dobësie. Gjithkush, përfshirë dhe të ndjerin kemi ngulmuar që urrejtja të jetë udhërrëfyesi ynë. Nuk po zhytem thellë në arkivat tona, sepse dita e punës nuk na lë kurrë pa qëndrime të këtilla.

A e lexoi kush Gjekmarkajn që u hakërrehej grave socialiste me urrejtje, thua se një i djathtë është jakobin. Po ai shkrim i Blendi Manes për Berishën? Po antiçamizmi si doktrinë publicistike? Po komentet për pasurinë e Ilir Metës a nuk shërbejnë për urrejtjen ndaj këtij politikani, megjithëse për shifrat lart e poshtë nuk paraqitej kurrfarë fature. E kështu mund të mbushim faqe pa fund se si sulmohet ndyrë një vajzë që është fejuar me djalin e ish-kryeministrit, i cili nga ana e tij financon media që sulmojnë akoma më ndyrë gratë e politikës, medias, modës.

A nuk është simbol i urrejtjes sulmi me salcë ndaj ministres dhe ngazëllimi për suksesin e tij? Po paraqitjet në televizion të të rinjve protestues? Po rrjeti sa i papërmbajtshëm është, kur urren Sorosin apo sulmon Trampin? Fjala vjen, po ndiqja emisionet e ndryshme italiane për referendumin dhe fatin e Rencit.

Studio të hapura, polemika të forta, asnjë fyerje mes kundërshtarëve, qofshin ekstrem i djathtë, i majtë, liberalë apo konservatorë.

Lexoja shënimet në rrjetin tonë, njerëz të njohur dhe të panjohur që mallkonin, shanin, fyenin dikë që kishte dhënë dorëheqjen në Itali dhe nuk di një fjalë shqip, jo më të lexojë rrjetin. Urrejtje for fun!

Por, ja që çasti i ndarjes nga jeta e një të njohuri apo miku nga lëmi ynë është ndalesë reflektuese, ndaj pyetja është: Na erdhi keq që shanë Andrean, kur u shua apo kemi hall mos na shajnë më keq, kur të vdesim vetë. Këtë farë mbollëm, këtë do korrim. (Marrë nga 27.al)

Modifikuar më Tuesday, 06 December 2016 09:32

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Lista e PD-së, mendoni se është fituese në zgjedhjet e 25 qershorit

Analiza & Komente

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al