Në zemër të Myzeqesë (Foto)

Publikuar tek Analiza & Komente
Premte, 10 February 2017 11:54

Nga Besim Dybeli

Reportazh përshkrues nga qyteti i Fierit

Në zemër të Myzeqesë

Të gjitha rrugët të çojnë në Myzeqe ! Ngado që të nisesh nëpër Shqipëri, për tu ndodhur në qendër të saj , në Myzeqe , ose do të kalosh , ose do të qëndrosh aty. Si për analogji , këto rrugë sikur të ftojnë , qoftë edhe për një kafe, në qytetin e bukur të Fierit . Shtrirë që në krye të moteve në zemër të fushës së Myzeqesë , Fieri të josh që në pamje të parë. Administratvisht , si një qytet në Shqipërinë e Jugut , por ai anon edhe nga Shqipëria e Mesme , edhe nga ajo e Jugut. Pra , një qytet në zonën kalimtare, mes ty pjesëve të vendit tonë. Popullsia e tij , si për koinçidencë , gjer në vitet, që ndajnë dy sistemet qeverisëse , është e njëjtë me atë të Apollonisë së Lashtë, rreth 40 mijë banorë. Lëvizjet demografike , si në çdo qytet apo krahinë të Shqipërisë , përligjin edhe shtimin e popullsisë këtu. Sot shifra e popullsisë i kalon të 90 mijë banorët. Të ardhurit për një jetë më të mirë nga zonat rurale të Mallakastrës , por edhe nga zonat rreth tij. Si kryeqendër e Qarkut , numëri i banorëve shkon mbi 260 mijë. Mbetet qytet me industri të zhvilluar për vetë pozicionin gjeostrategjik , por edhe për resurset që mbart. Paralel me këtë kahje zhvilluese , jo pas mbetet sektori i bujqësisë dhe blektorisë , favorizuar së pari nga klima mjedisore , por edhe nga tradita e pasioni i banorëve autoktonë, punëtorë e paqëdashës.

Pak radhë për historinë

Rrënjët dhe fama e këtij qyteti të lashtë , por me emër tjetër , ndërthuren thellë në historinë shqiptare. Mjafton të zhvendosesh jo më larg se 12 kilometra nga qendra e qytetit, për tu njohur me trojet stërgjyshore të këtij vendbanimi. Ata që nuk e dinë , do të shohin rrënojat e qytetit antik të Apolonisë. Ky i fundit , do të themelohej rreth vitin 558 p.e.s , datim ky që rrallë përkon më qytete të vjetra të vendit tonë. Banorët e asaj kohe , do të zgjidhnin për vendbanim një kodër pranë detit Adriatik , afër grykëderdhjes së lumit Aoos( Vjosa e sotme), Sipas studiuesëve dhe historinaëve ,ta sapovendosurit ishin kolonë të ardhur nga Korinti e Korfuzi (Greqia e sotme). Kulmi i lulëzimit të tij ka kapur një popullsi prej 50 000 - 60 000 banorë. Për kohën , një numerik i tillë zor se gjendte homologun e tij në trojet anë Adriatikut e Jonit. Datimi i tij shënon vitin 1864 nga xhonturqit , me ndihmën e urbanistëve dhe arkitektëve francezë. Qyteti ruan edhe sot shtrirjen kuadratike dhe rrezore. Edit Durham do të shkruante mes të tjerash në ditarin e saj të vitit 1904 , se “…pashë të ngritura godina prej guri me arkitekturë çuditërisht moderne…” Regjistrimi i parë i popullsisë shënohet ai i vitit 1923 ku Fieri ishte nënprefekturë e Beratit me afro 1500 banorë pa fshatrat, që e rrethonin. Më vonë aty do të vendoseshin banorë të ardhur nga zona e Labërisë, Çamërisë dhe Kosova. Pas Luftës, në qytetin e Fierit u vendos një numër i madh çamësh të dëbuar nga Greqia. Në vitin 1965 Fieri numëronte 20 000 banorë, kurse më 1982 ky numër arrin në 35 000 banorë. Në prag të ndërrimit të sistemeve ,edhe në Fier nis dukuria e ndryshimeve demografike të shpejta. Jo pak prej banorëve, për arsye ekonomike, do të emigronin drejt Italisë, Greqisë e ndonjë shteti tjetër . Sot , qyteti i Fierit ka një popullsi afro 85 mijë banorë dhe me një dendësi rreth 255 banorë për kilometër katrorë.

Resurset mjedisore

Zoti dhe natyra i ka falur këtij qyteti begati. Fushë , kodër , diell , detë e ajër të pastër. Me këto veçori specifike dhe ziliqare nga shumë qytete të tjera , Fieri ofron dhe potenciale të rëndësishme natyrore për zhvillimin e tij. Në përgjithësi kemi të bëjmë me një rajon fushor me lartësi gjer në 100 metra mbi nivelin e detit dhe me toka shumë pjellore. Ndërsa relievi kodrinor është përgjithësisht i butë. Aty-këtu ceken toka aluvionale, kryesisht në luginat e Semanit e Vjosës, toka të kripura në Hoxharë e toka moçalore në Roskovec. Fierit shtrihet në zemër të Myzeqesë. Bën pjesë në brezin e klimës mesdhetare. Me verë të nxehtë, me shkëlqim gjithëstinor të diellit. Dimër i butë, por me reshje të dendura. Klima e ngrohtë , për shkak se Fieri laget nga deti dhe është i mbrojtur prej erërave të ftohta nga kodrinat në Lindje. Afërsia me detin bën që klima të jetë e butë dhe vetëm ne raste tepër të rralla temperaturat mund të shënojnë nën zero. Spikasin pasuritë ujore, ku përveç detit Adriatik, përshkohet nga lumenjtë Seman, Vjosë e Gjanicë. Pellgu ujëmbledhës kap një sipërfaqe afro 6 mijë kilometra katrore. Bota natyrore e shtazore për fat të mirë dhe të keq, është transformuar nga veprimtaria e njeriut , herë –herë e pandërgjegjëshme. Ndër vitet e fundit ka një përmirësim të dukshëm në këto dy pasuri. Por sporadisht njeriu dhe mungesa e një planifikimi për zhvillim itensiv dhe ekstensiv , është dëmtuar bota e gjallë, sidomos me ndotjen e madhe të ajrit , ndikuar nga fusha naftënxjerrëse, Marinëz-Patos, Rafineria e Naftës Ballsh, Azotiku etj. Këto zona kanë sjellë ndotjen edhe të lumenjve Gjanicë e Seman.

Ekonomia si tipar dallues

Qyteti i Fierit është ekonomikisht nga më të zhvilluarit në Shqipëri. Në periudhën e paraçlirimit, një zonë e prapambetur bujqësore. Shumica e popullsisë jetonte në fshat . Nga viti “45 gjer në prag të ndërrimit të sistemit, Fieri kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme industriale të vendit. U ndërtua kompleksi më i madh energjitiko-kimik. Në prodhimin e pergjithshëm industrial, Fieri zinte 12 % në shkallë vendi . Degët kryesore të industries ishin nxjerrja e përpunimi i naftës, prodhimi i energjisë elektrike me TEC , ai i Ballshit dhe i Fierit. Si qytet apo rreth me resurse të mëdha bujqësore , në vitin 1952 u ngrit uzina e Pastrimit të Pambukut dhe më pas fabrika e Industrisë Ushqimore, e Vajit, Margarinës, e Verës . Zhvillimi i vrullshëm ekonomik, shtroi nevojën e zhvillimit të transportit automobilistik dhe hekurudhor. Më 1968 u ndërtua hekurudha Rrogozhinë-Fier. Më 1975 hekurudha Fier- Ballsh. Ndërsa më 1986 , hekurudha Fier-Vlorë. Gjer në vitin 1985 Fieri kishte 5 Ndërmarrje Bujqësore dhe 20 kooperativa. Blegtoria u zhvillua, por realisht nuk arriti të plotesonte të gjitha nevojat e popullsisë. Blegtoria pati tjetër ecuri. Në vitin 1985 jepte 1/3 e prodhimeve bujqësore dhe 1/5 e prodhimit të përgjithshëm blegtoral. Postviti 1990 shoqërohet me ndryshime në strukturën e ekonomisë, si rezultat i ndryshimit të formës së pronësisë. Sot në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, veprojnë dy nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri.

Bashkia përballë sfidave

Organizimi i ri teritorial i jep Bashkisë së re të Fierit të tjera hapsira. Në të përfshihen zona të mëdha bujqësore nga më të rëndësishme të vendit, si dhe një pjesë të konsiderueshme të industrisë së përpunimit të naftës. Mbi 50 % e popullsisë jeton në zonat bujqësore, me prodhime të shumëllojshme, misër e grurë, zarzavate,prodhime blegtorale etj. Bashkia e Re ka një vijë bregdetare , që shtrihet nga grykëderdhja e lumit Vjosë deri në atë të lumit Seman në kufijtë e parkut kombëtar, Divjakë-Karavasta. Shfrytëzimi i bregdetit për turizëm ka ardhur në rritje nga viti në vit dhe kjo nuk përjashton as . Njësitë Administrative Topojë e Dërmenas ,që përshkohen nga një sipërfaqe bregdetare ranore prej 30 kilometrash. Rregullimi i teritorit të dëmtuar nga industria si dhe pastrimi i ujërave shënohen si dy ndër sfidat kryesore të Bashkisë së Re, të cilat lidhen ngushtë dhe me zhvillimin e turizmit të qendrueshëm në këtë zonë. Ndalimi i ndotjes industriale apo të ujërave të lumenjve, veçanërisht Semanit, mund të ndihmojë në zhvillimin e një mjedisi të pastër dhe të përshtatshëm për turizmin. Zgjerimi i funksioneve të Bashkisë ekzistuese, drejtimi i ri i saj me kopetencë, seriozitet e vizion të ri, në një teritor të gjerë , përbën një tjetër sfidë të Bashkisë , veçanërisht për shkak të nevojave që kanë të 85 fshatrat e Bashkinë së Re. Në zonat bujqësore, është duke u zhvilluar me përparësi infrastruktura e vaditjes dhe e kullimit, janë duke u shtuar sipërfaqet e mbjellla me drurë frutorë të shumëllojshëm. Bashkia e Fierit mund të veçohet për punë mjaft të mirë në drejtim të infrastrukturës. Rrugët e brendshme janë duke u rikonstruktuar për t’i sjellë ato në kërkesat e kohës në dobi të qytetarëve. Rrugët lidhëse me shumë fshatra janë në riparime të vazhdueshme sipas projekteve që ka hartuar Bashkia për zhvillimin e tyre. Edhe shërbimi për transportin publik të 85 fshatrave njeh risi në zhvillimin e jetës komunitare brenda Njësive Administrative. Një ndër problematikat e tjera të rëndësishme për komunitetin e kësaj Bashkie ,mbetet përmirësimi i furnizimit me ujë të pishëm dhe kontrolli i cilësisë , që në fakt ka njohur ndryshim pozitiv. Drejtimi vizionar i Bashkisë , si dhe stafi i përzgjedhur i saj , japin hapsira të reja zhvillimi itensiv dhe ekstensiv në dobi të komunitetit . Projektet e reja që janë hedhur në zbatim , ato afatshkurtëra dhe afatgjata , japin shprese e optimizëm për një jetë më të mirë dhe e rëndisin këtë qytet në pararojën e drejtimit bashkiak me standarte bashkëkohore dhe të qëndrueshme.

Në vend të mbylljes

Në këto radhë të këtij reportazhi me karakter përshkrues e historik, kurrësesi nuk mund të thuhen të gjitha për këtë qytet dritëshumë e punëshumë. Dita në Fier ikën shpejt. Është ritimi i jetës në zhvillim të shpejtë , si edhe motivi për të jetuar e punuar këtu. Nata zbret butë e dritat mbushin hapsirën e pa anë. Fieri i mbrëmjeve të zhurmëshme me gjallërinë e jetës qytetare i lë vend një nate të qetë më lindjen e çdo dite të re ndryshe. Oazi i madhj i vezullimit të dritave shumëngjyrëshe i ngjan një meteori të zjarrtë , që në fakt nuk “digjet” edhe kur prek këtë qenër muzeale të Muzeqesë së re…

fier2.jpgfier3.jpgfier4.jpgfier5.jpgfier6.jpg

Modifikuar më Premte, 10 February 2017 12:04

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Lista e PD-së, mendoni se është fituese në zgjedhjet e 25 qershorit

Analiza & Komente

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al