MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Publikuar tek Dossier
Saturday, 04 Mars 2017 17:19

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës para një realiteti tronditës. Anarkia mbizotëronte kudo pas rënies së institucioneve shtetërore dhe shpërndarjes së forcave policore.

Tashmë armët kishin rënë jo vetëm në dorën e qytetarëve të thjeshtë por edhe të disa prej personave më të rrezikshëm që më pas do të formonin bandat famëkeqe, përgjegjëse për një sërë krimesh të rënda si vrasje, grabitje, pengmarrje dhe deri te ato më çnjerëzoret.

Po këtë mëngjes Sokol Bizhga, shefi i policisë kriminale në Komisariatin e Vlorës, mori përsipër një detyrë sa të rëndësishme aq edhe të vështirë; rimëkëmbjen e Komisariatit të Sarandës. Pas një bisede telefonike me zv/ministrin e Brendshëm, Agim Shehu, shefi i krimeve të Vlorës, Sokol Biozhga, Myzafer Blushi, efektiv i Komisariatit të Vlorës, Eduart Alia, inspektor i Policisë së Rendit dhe Gjergj Mehmeti, komandanti i togës në Repartin e Policisë së Vlorës vendosën të udhëtonin drejt Sarandës, ku do të mbetej i vrarë në Qafën e Gjashtës Kapiteni Gjergj Mehmeti dhe tre të tjerët do përballeshin me një nga ditët më të tmerrshme të jetës së tyre.

Ja si e kujton inspektori Eduart Alia këtë moment:

“…. takoi shefi i krimeve te Komisariatit Sokol Bizhga. Ai po fliste ne telefon nga zyra e informacionit dhe me tha te behesha gati pasi do ikja me te ne Sarandë. Sokoli me tha se kishte marre detyre nga Ministria qe te shkonte ne Sarandë per te ringritur Komisariatin e Policisë atje qe kishte dale jashte funksionit.”

Rënia e Komisariatit të Sarandës

Në datën 1 mars të vitit 1997 turma e revoltuar e sarandjotëve, një pjesë e madhe e të cilëve kishin humbur paratë në firmat piramidale, iu drejtuan Komisariatit të qytetit duke e shkatërruar plotësisht. Efektivat u shpërndanë duke lënë pas godinën e zbrazët që pas grabitjes iu vu zjarri dhe u shkatërrua plotësisht.

Nëse katër efektivat e policisë së Vlorës do të kishin informacion më të saktë rreth gjendjes së Komisariatit të Sarandës, tashmë një godinë të shkretuar pa dyer e dritare, ndoshta nuk do të kishin tentuar rimëkëmbjen, që dukej një mision i pamundur.

Qafa e Gjashtës

Shumë pranë fshatit Gjashtë të Sarandës, kalon rruga hyrëse për në qytetin bregdetar të përfshirë nga kaosi dhe anarkia. Kjo ishte e vetmja rrugë nga ku mund të hyje dhe të dilje nga qyteti, pasi rruga dytësore, ajo nga fshati Metoq drejt fshatit Çukë ishte e bllokuar.

Bllokimi i rrugës dytësore ka gjasa të ishte kryer nga të njëjtët persona që prej ditësh formonin postbllokun e Qafë Gjashtës, mes tyre edhe 10 autorët e ngjarjes së rëndë që mori emrin e vendit ku ndodhi. Asnjë makinë nuk kalonte përmes Qafës së Gjashtës pa u përballur me rebelët e armatosur rëndë, disa prej tyre ishin pjesë e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar për Sarandën.

Ora 07:00 - Efektivat e Komisariatit të Vlorës, Sokol Bizhga, Gjergj Mehmeti, Eduart Alia dhe Myzafer Blushi u nisën nga Vlora. Me mjetin tip “Benz 240”, ngjyrë jeshile dhe targa të Vlorës, ata vendosën të përshkojnë rrugën e bregdetit (Vlorë- Himarë- Sarandë). Gjatë disa minutave pushim në Llogara, ata u takuan rastësisht me Genci Blushin dhe Lefter Blushin, të afëmr të efektivit Myzafer Blushi, të cilët po udhëtonin me një mjet tjetër me targa të Vlorës.

Të dyja automjetet vijuan rrugën njëri pas tjetrit drejt Sarandës.

Ora 11:00 - Dy automjetet mbërrijnë në Sarandë. Të afërmit e efektivit Myzafer Blushi, nisen me makinën e tyre dret Gjirokastrës ndërsa katër efektivat hyjnë në qytet dhe shkojnë fillimisht drejt Komisariatit ku përballen me godinën e shkatërruar, jashtë kontrollit dhe pa asnjë efektiv policie. Në pamundësi për ta rimëkëmbur ata kanë telefonuar zv/ministrin e Brendshëm, Agim Shehu, dhe i kanë raportuar për situatën.

Sokol Bizhga, Gjergj Mehmeti, Eduart Alia dhe Myzafer Blushi, përpara se të largoheshin nga Saranda vendosën të udhëtojnë në nëpër qytet, duke shpresuar se mund të takonin ndojnë efektiv policie dhe të informoheshin rreth gjendjes. Gjatë qënrimit në qytet ata u ritakuan me familjarët e efektivit Myzafer Blushi, të cilët ishin kthyer për shkak të bllokimit të rrugës. Ata vendosën të dalin nga Saranda me dy makinat njëra pas tjetrës. Ora shkoi rreth 14:00 dhe dy makinat u nisën drejt daljes së qytetit përmes Qafës së Gjashtës.

Përballja në postbllok

Sipas dëshmitarëve të shumtë, në Qafën e Gjashtës ishte ngritur postblloku. Persona të armatosur me pushkë, automatik dhe granata ndodheshin pranë ambienteve të një karburanti në pronësi të Stefan dhe Nikolla Vasos. Ndër ta ishin autorët e masakrës, Vladimir Sinani i njohur si “Ladi i Fajkasë” dhe vëllai i tij, Nestor Sinani i njohur si “Gici”. Personat e tjerë ishin Eduart Çipa, Alqi Paguni, Mikel dhe Arben Këndezi, Agron Qurku, Aleksandër Bala dhe Ristan Lapa. Ndërsa Edmond Sejko do të mbërrinte aty së bashku me katër efektivat e policisë.

Një “Benz 190” me targa “SR 3070 A” parakaloi makinën e efektivave pranë nënstacionit elektrik, në dalje të qytetit dhe i preu rrugën duke i detyruar të ndalojën.

Brenda kësaj veture ndodheshin tre persona; Armando Hysi, drejtues i mjetit, Edmond Sejko i njohur si “Bubeqi” dhe dëshmitari Fatos Mahmutaj.

Më pas, prej tij ka zbritur Edmond Sejko, i cili në dorë ka pasur dhe një armë zjarri tip automatik kallashnikov. Sejko, kur është afruar tek automjeti i punonjësve të policisë ka komunikuar me ta dhe i ka pyetur se kush ishin dhe ku do shkonin. Me të ka folur Sokol Bizhga, shefi i krimeve të Vlorës, i cili ka kryer edhe çarmatosjen e tij.

Ndërkohë, nga automjeti i mësipërm, me qëllim për të parë se ç`farë po ndodhte me shokun e tyre, kanë dalur dhe dy personat e tjerë konkretisht pasagjeri i sediljes së pasme dhe drejtuesi i automjetit. Në këtë moment janë dëgjuar dhe disa të shtëna me armë zjarri, e si rezultat i të cilave pretendohet se është plagosur pasagjeri i sediljes së pasme, Fatos Mahmutaj, ndërsa drejtuesi i saj është futur në brendësi të automjetit dhe është larguar me shpejtësi për në dalje të qytetit të Sarandës, rrugë e cila të shpie edhe për në Gjirokastër, destinacion në të cilin do venin fillimisht efektivat e Policisë.

Edmond Sejko (Bubeqi) dhe kunati i tij, Fatos Mahmutaj, u gjendën përballë katër efektivave të policisë, në momentin që shoferi i “Benz”-it me targa të Sarandës, Armando Hysi u largua me shpejtësi për të njoftuar personat që ndodheshin në postbllokun rreth 1 kilometër më sipër.

Efektivat kanë diskutuar me Edmond Sejkon, i cili ka marrë përsipër t’i shoqëronte ata drejt postbllokut ku do negocionte me personat e tjetë për t’i lënë të vazhhdonin rrugën.

Pasi kanë rënë dakort, Sejko dhe Mahmutaj kanë hipur në makinën e efektivave dhe janë nisur drejt postbllokut. Por aty më parë kishte mbërritur Armando Hysi, i cili i kishte alarmuar për ngjarjen e ndodhr te nënstacioni.

Armando Hysi do ta rrëfente këtë moment duke thënë:

“...Në atë moment, në përpjekje për të mbyllur portat kam parë njerëz në karburant. Dikush më pyeti se çfarë kishte ndodhur dhe i thashë se një makinë pa targa më ka qëlluar me Bubeqin dhe me Fatosin dhe se ata i kanë ndalur. Me personin që kontaktova ishte Vladimir Sinani. Unë pa zbritur nga makina pashë që mu afrua me automatik kallashnikov në dorë Vladimir Sinani, i cili së bashku me disa persona ishin të armatosur dhe nuk i kujtoj dot si emra tani por, jam i sigurtë se ata ishin  Sarandiotë...”.

Por Vladimir Sinani do të deklaronte se:

“Na tërhoqi vëmendjen se fishkëlluan gomat e tij në kthesë por, nuk e dinim se pse vinte. Naloi rreth 15 metra larg karburantit, doli nga makina ishte Armando Hysi. Nuk bisedoi me mua por, doli nga makina dhe tha çuna dy makina pa targa na kanë gjuajtur dhe kanë marrë Fatosin dhe Bubeqin peng dhe u largua menjëhere në drejtim të fshatit Metoq.”

Vrasja e Gjergj Mehmetit, komandant toge në repartin e policisë së rendit të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Thirrja e Armando Hysit duket se nxiti personat që ndodheshin në pikën e karburantit që të mobilizoheshin dhe të vendoseshin në pritë.

Ndërsa katër efektivat po vinin drejt postbllokut të sigurtë se kalimi i tyre do sigurohej nga Edmond Sejko (Bubeqi), u ndaluan përballë postbllokut.

Në këtë moment, siç kishin diskutuar më parë, Edmond Sejko dhe kunati i tij Fatos Mahmutaj zbritën nga automjeti i parkuar pas një kamionçine buzë rrugës.

“O çuna, unë quhem Sokol Bizhga jam shef i Policisë kriminale te Vlorës, jemi Lebër, jemi vëllezër, mos qëlloni”, kanë qenë fjalët e Sokol Bizhgës drejtuar personave të armatosur.

Por kjo nuk e ndaloi Edmond Sejkon, i cili u drejtua nga personat e armatosur që ndodheshin në pikën e karburantit por në vend të negocionte ai thirri “Tufjani” duke bërë me shenjë nga makina e efektivave.

Tufjani” ishte fjala e përdorur për të nisur të shtënat me armë në drejtim të tyre, dhe ndryshe do të thotë “Futjani”.

Një breshëri e madhe plumbash u lëshuan këtë moment drejt makinës së efektivave. Më pas një shpërthim granate u dëgjua, granatë që siç deklaroi edhe vetë, u hodh nga Nestor Sinani.

7 plumba fatal goditën në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokë efektivin Gjergj Mehmeti, i cili ndodhej në sediljen e pasme të makinës. Tre efektivat e tjerë u munduan të largohen. Gjergj Mehmeti humbi jetën në vend, ndërsa makina shpërtheu në flakë që dogjën edhe trupin e viktimës.

Sipas deklaratës së Vladimir Sinanit fjalët e fundit të efektivit të vrarë ishin “Mirë na e bënë”, por kjo deklaratë dyshohet të jetë bërë prej Sinanit për të shfajësuar vrasjen.

Ja si e kujton Vladimir Sinani këtë moment:

“...unë pashë një person tjetër të plagosur dhe unë i afrohem, u çua dhe ul në sediljen e pasme, ishte tek benzi i dytë. Më thote se jam Gjergj Mehmeti nga Tepelena. Unë i them se : - Nuk më intereson se kush je dhe i them hajde në spital të mjekohesh dhe do të pyesin ata të shtabit se pse ke arrdhur në Sarandë, gjithmonë duke u bazuar tek fjalet e Armandos. Jo më tha, për ato që kemi bërë mirë na e bënë, dhe u shtri ne sedilje dhe nuk foli më. Plagët i kishte në gjoks dhe në kofshë se nuk dalloheshin mirë nga njollat e gjakut.”

Evektivi tjetër, Eduart Alia nuk arriti të largohej. Ai u kap peng nga personat që ndodheshin në pritë dhe u torturua për disa orë në mënyrë barbare.

Ai rrëfen momentin para se Gjergj Mehmeti të ndërronte jetë dhe para se të merrej peng:

“...Në këtë kohë unë kam dëgjuar Gjergjin që thërriste : - U plagosa, më dërgoni në spital, ai ishte brenda në makinë. Unë në këto momente isha tek makina e dytë mbrapa nga krahu i pasagjerit. Gjatë gjithë kësaj kohe, qëllohej nga të gjitha drejtimet. Kam dëgjuar Gjergjin që vazhdonte të thërriste se ishte plagosur dhe kërkonte ndihmë.”

Pengmarrja dhe torturimi i efektivit Eduart Aliaj

Pasi makina kishte shpërthyer në flakë, e brenda saj digjej trupi i pajetë i të ndjerit Gjergj Mehmeti, efektivi i policisë, Eduart Aliaj, u mundua të largohej nga vendi i ngjarjes por u kap nga personat që i sulmuan në pritë.

Sesi ka arritur t’i mbijetojë torturave çnjerëzore dhe fakti që nuk u vra pasi u dërgua në Spitalin e Sarandës, është ende e paqartë.

Dëshmitari Garip Terzia kujton momentin se si e gjeti Eduart Aliajn të lidhur në një shtyllë teksa torturohej nga turma e personave që e kishin kapur peng.

“...Kur vajta unë tek lokali im pashë aty të mbledhur rreth 40 persona, si dhe lidhur me tele me gjemba në një pishë vura re një person i cili ishte civil (më vonë mora vesh se ishte polic) të cilin po e godisnin. Aty ishin të gjithë të armatosur me armë kallashnikov por unë nuk kam njohur njeri... unë aty pashë dhe një person që më vonë mësova se ishte Ristan Lapa.”

Po të njëjtët autorë të dënuar për vrasjen e komanantit Gjergj Mehmeti, qëndronin roje në dhomën e spitalit të Sarandës ku u dërgua Eduart Aliaj.

Dëshmitari Pëllumb Kolonja i cili e vizitoi Aliajn në spital tregon sesi i kërkoi personave të armatosur që e ruanin, të mos e dhunonin. Ndër personat që e ruanin ishte Vladimir Sinani i njohur si Ladi i Fajkasë.

“... Di se në spital ka qenë Ladi që e ruante. Ka qenë Vladimir Sinani që rrinte tek porta dhe ka thënë të mos lejojë të hynte njeri. Ndonjë armë kallash mund të ketë pasur. I sëmuri ishte i lidhur me njëren dorë me pranga. Tek dhoma e të sëmurëve dhe nuk linte Vladimiri të hynte njeri brenda, edhe unë i thashë të mos linte njeri. Në dhomën e policit nuk hynte lirisht çdo person. Nuk i linte Ladi. Polici (Eduart Aliaj), kishte dëmtime në fytyre dhe vinte mjekja ta mjekonte....Unë i thashë lëreni mos e ngacmoni. Vladimir Sinani më tha lëre se e dimë ne këtë punë.”

Modifikuar më Saturday, 04 Mars 2017 17:58

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Lista e PD-së, mendoni se është fituese në zgjedhjet e 25 qershorit

Analiza & Komente

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al