AKU bllokon 24 TON farë misri në TIRANË me vlerë 120 mln lekë, çfarë u zbulua

Publikuar tek: aktualitet, më 16:25 12-04-2018 AKU bllokon 24 TON farë misri në TIRANË me vlerë 120 mln lekë, çfarë u zbulua Tonelatat e sekuestruara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ditën e sotme në qarkun e Tiranës, një sasi prej 24 ton farë misri, për tregtim dhe mbjellje, me tregues cilësie, fuqi mbirëse nën normën e lejuar.

Inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit e kanë bllokuar këtë sasi të farës së misrit me vlerë monetare 120 milion lekë, për arsye se pas analizimit ka rezultuar, se treguesit cilësorë të saj dhe përkatësisht fuqia mbirëse ka rezultuar nën normën e lejuar, referuar Ligjit Nr. 10416 datë 7.4.2011, Për Materialin Mbjellës Shumëzues Bimor.

Nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është marrë masa administrative bllokimi i menjëhershëm i sasisë prej 24 tonëve farë misri si dhe do të merren masa imediate për asgjësimin e kësaj sasie.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje e rëndë në Gramsh, vetëvritet një burrë, sqaron policia
Tmerri i bizneseve në Shkodër, 43 vite burg për katër nga të arrestuarit për gjobëvënie (Emrat) »
Article Logic
Execution time: 0.0046439170837402
array(1) { ["section"]=> string(83) "aku-bllokon-24-ton-fare-misri-ne-tirane-me-vlere-120-mln-leke-cfare-u-zbulua-116655" }