AKU bllokon 27 ton MIELL me origjinë greke (JA ÇFARË REZULTOI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:58 09-08-2018 AKU bllokon 27 ton MIELL me origjinë greke (JA ÇFARË REZULTOI) Miell

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.

 

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kakavijë konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri” kishte pa rregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën.

Saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun tonë. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 27 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

1.jpeg

2.jpeg

3.jpeg

4.jpeg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksidenti në Shkodër, 3 punëtorët e HEC-it te Trauma, si është gjendja sot
E pazakontë! Çifti nga Kavaja martohet në zyrat e punës (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.060350179672241
array(1) { ["section"]=> string(67) "aku-bllokon-27-ton-miell-me-origjine-greke-ja-cfare-rezultoi-130606" }