AKU bllokon 50 kg produkte djathi, mbi 1 milion lekë gjobë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:47 06-08-2018 AKU bllokon 50 kg produkte djathi, mbi 1 milion lekë gjobë (EMRI)

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit gjatë një kontrolli, në subjektin Bella Mozzarella Co shpk rezultoi se ishte i paregjistruar si aktivitet për “Prodhim, përpunim të qumështit dhe nënprodukteve të tij”.

Gjithashtu inspektorët e DRAKU, Durrës bllokuan 50 kg produkt djathi për shkak se mungonte etiketa notifikuese e produktit si dhe prodhohej në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Për shkeljet e mësipërme u mor masa e menjëhershme ndalim aktiviteti, bllokim i 50 kg produkt i gatshëm Djath Mozzarrella si dhe masë administrative me gjobë

Ky operacion i Aku-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e baxhove, stabilimenteve tregtim qumështi dhe tregtimin ambulant në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.

Sakaq Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të Sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në në subjekte, produkte të pa sigurtë, të pa licencuara, pa nipt dhe pa kupton tatimor (kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij).

jkjukhjkj.jpg

grghfhgj.jpg

rgtrtgfhg.jpg

yjuyhjghjk.jpg

oiuopi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022968053817749
array(1) { ["section"]=> string(69) "aku-bllokon-50-kg-produkte-djathi-mbi-1-milion-leke-gjobe-emri-130305" }