AKU kontrolle furgonave që furnizojnë lokalet dhe marketet me QUMËSHT, zbulohen shkeljet e RËNDA, bllokohen

Publikuar tek: aktualitet, më 09:46 10-08-2018 AKU kontrolle furgonave që furnizojnë lokalet dhe marketet me QUMËSHT, zbulohen shkeljet e RËNDA, bllokohen Nga aksioni

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka nisur një tjetër aksion, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius.

Për sa më sipër, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin.

Ndërsa një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200000 lekë. 
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cënojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë.

Gjithashtu bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara me dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

38846473_1755250481223926_4008094936967675904_n.jpg

38823971_1755250484557259_5978517012001849344_n.jpg

38799392_1755250591223915_517323695497150464_n.jpg

38827706_1755250587890582_3517379809409761280_n.jpg

38810442_1755250607890580_7554746344364048384_n.jpg

38918478_1755250704557237_8968230664277065728_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017793893814087
array(1) { ["section"]=> string(112) "aku-kontrolle-furgonave-qe-furnizojne-lokalet-dhe-marketet-me-qumesht-zbulohen-shkeljet-e-renda-bllokohen-130676" }