AKU mbyll baxhon në Shkodër, djathi në frigorifer me MYK  (Ja kush është TREGTARI- EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:45 16-08-2018 AKU mbyll baxhon në Shkodër, djathi në frigorifer me MYK  (Ja kush është TREGTARI- EMRI) Bllokuar

Në vazhdimësinë e kontrolleve në baxho, inspektorët e AKU-së kanë kapur në flagrancë shtetasin Durim Gallubja  i cili  tregtonte djathë të bardhë pa asnjë lloj etikete si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Nga ky kontroll, trupa inspektuese e DRAKU, Shkodër konstatoi që subjekti, me Nipt L56411014T, dhe aktivitet “Përpunim qumësht, Baxho” kryente veprimtari në kundërshtim me stadardet e sigurisë ushqimore duke ruajtur produktin djathë në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara.

Për sa më sipër u mor masë administrative gjobë 350.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim  të sasisë së produktit “djathë i bardhë” prej 120 kg, si dhe u morën mostra për analiza.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor (njësive të tregtimit e shërbimit) që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

2.jpeg

3.jpeg

4.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021729946136475
array(1) { ["section"]=> string(90) "aku-mbyll-baxhon-ne-shkoder-djathi-ne-frigorifer-me-myk-ja-kush-eshte-tregtari-emri-131287" }