Akuza BOMBË: Djali i deputetit të PS ka përdhunuar një vajzë

Publikuar tek: barometri, më 08:56 30-07-2018 Akuza BOMBË: Djali i deputetit të PS ka përdhunuar një vajzë

Një akuzë bombë ka bërë këtë herë ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëpërmjet një denoncimi që i ka mbërritur në inbox, Berisha akuzon se djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja ka përdhunuar një vajzë të re, dhe krimi është fshehur nga policia.

Në denoncimin e publikuar nga Berisha, thuhet se ka pasur ndërhyrje edhe nga kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla për të fshehur aktin e rëndë.

Denoncimi i plotë i Sali Berishës:

Krim i shemtuar!

Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer Maloku nga fshati Zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja. Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022518873214722
array(1) { ["section"]=> string(66) "akuza-bombe-djali-i-deputetit-te-ps-ka-perdhunuar-nje-vajze-129574" }