Akuza breshëri në drejtim të ministrit: Tahiri ka vënë në dispozicion të bandës edhe shefin e kufirit të Dhërmiut

Publikuar tek: politike, më 11:46 07-10-2015 Akuza breshëri në drejtim të ministrit: Tahiri ka vënë në dispozicion të bandës edhe shefin e kufirit të Dhërmiut Arben Ristani

Akuza të njëpasnjëshme vijnë nga selia blu për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në një deklaratë për mediat,  Arben Ristani akuzoi ministrin se ka vënë në dispozicion të bandës edhe shefin e kufirit të Dhërmiut.

“Saimir Tahiri vazhdon të ndajë makinën e tij private me Habilajt që sipas oficerit të lartë të anti-drogës Zagani, kryejnë trafikun më të madh të Drogës në zonën e Vlorës.

Që trafiku të jetë edhe më i sigurtë, Tahiri ka vënë në dispozicion të bandës edhe shefin e kufirit të Dhërmiut. Fakte dhe prova tronditëse kemi publikuar në mënyrë të përsëritur. Makina private e ministrit përdoret nga banda kur ata kanë mall për të kaluar, e më pas përdoret nga Tahiri kur shkon me pushime. Kjo e vërtetuar disa herë nga sistemi TIMS”, tha ristani duke kaluar te lidhjet e ministrit sipas tij me Habilajt.

“Dreka dhe darka e lidhje të ngushta të Habilajve me shefin e kufirit të Dhërmiut pikërisht të zonës ku magazinohet droga e bëhet gati për tu nisur për Itali. Anti-mafia italiane e shqetësuar për volumin e madh të narkotikëve që shkon andej nga Shqipëria. Shtypi Italian i tronditur nga akuzat që rëndojnë ndaj ministrit të brendshëm shqiptar. E megjithatë, për Saimir Tahirin asgjë nuk ka ndodhur”, tha Ristani në deklaratën e tij ndërsa përsëriti kërkesën e vazhdueshme për dorëheqje.

“Tahiri duhet të largohet një orë e më parë, inkriminimi i tij është një barrë për vendin për qytetarët, për rendin dhe sigurinë”, tha Ristani nga selia blu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama takim me Metën në Kryesi i dyti pas kthimit nga SHBA
Majko u bashkohet thirrjeve për qetësi: Jepini dinjitet kombëtares, forca Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.016587018966675
array(1) { ["section"]=> string(118) "akuza-bresheri-ne-drejtim-te-ministrit-tahiri-ka-vene-ne-dispozicion-te-bandes-edhe-shefin-e-kufirit-te-dhermiut-22544" }