Akuza e Berishës: Olsi Rama emëron drejtor të Lojërave të Fatit, Çakullin e bixhozit

Publikuar tek: politike, më 20:42 10-11-2015 Akuza e Berishës: Olsi Rama emëron drejtor të Lojërave të Fatit, Çakullin e bixhozit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së drejtoreshës së Lojërave të Fatit, Luneda Sufali, duke u shprehur se ajo do të zëvendësohet në këtë post nga ‘Çakulli i Filipit’.

Sipas Berishës, është vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, ai që ka kryer këtë emërim , çka tregon për “degradimin total të Edi Ramës dhe bandës së tij qeverisëse!”

Në media është shkruajtur gjatë ditës së sotme se në krye të Lojërave të Fatit do të emërohet Zhani Çakuli, djali i regjisorit të emisionit “Fiks Fare”, Filip Çakuli.

Postimi i Sali Berishës:

Degradim total!!

Olsi Rama emeron drejtor te lojrave te fatit, Çakullin e bixhozit.

Te dashur miq, qeveria e "aleances se qelbesirave", e kryesuar nga Edi Rama, u inaugurua me betejen per te futur ne dore te familjareve te tij lojrat e fatit.

-Ne funksion te ketij qellimi, u mbyllen dhe konfiskuan ne kundershtim me çdo ligj, me qindra kompjutere dhe salla lojrash fati, qe nuk pranuan te ortakerohen me Olsi Ramen dhe grupin e tij.

-Ne funksion te ketij qellimi, u bllokua ne Parlament prej 9 muajve ligji i ri lojrave te fatit, nga Olsi dhe i vllau i tij, Edi.

-Ne funksion te ketij qellimi, u emerua ne krye te tyre Briselda e lojrave te fatit.

-Po ne funksion te ketij qellimi, u emerua sot ne krye te bixhozit te Shqiperise nga Olsi Rama, Çakulli i Filipit, skllavit te vet te mjere.

Ky eshte degradimi total i Edi Rames dhe bandes se tij qeverisese!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Progres Raporti, Basha: Rama përgjegjës për mos hapjen e negociatave
Eduard Ndocaj nuk kapërdin dot sulmin e Shkëlzen Berishës, i përgjigjet ashpër atij »
Article Logic
Execution time: 0.017837047576904
array(1) { ["section"]=> string(88) "akuza-e-berishes-olsi-rama-emeron-drejtor-te-lojerave-te-fatit-cakullin-e-bixhozit-25126" }