Akuza e deputetit të PD: Po shpërndajnë fletëpalosje që të ngatërrojnë numrin e kandidatit tonë

Publikuar tek: politike, më 13:26 16-06-2015 Akuza e deputetit të PD: Po shpërndajnë fletëpalosje që të ngatërrojnë numrin e kandidatit tonë Fletepalosje ku ftohen qytetaret te votojne Karriqin me nr.2. Por zoti Karriqi eshte nr.1 ne fleten e votimit

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi denoncon sipas tij, “shpikjen” më të fundit që ka bërë LSI për të konfonduar zgjedhësit e djathtë në votime. 

Kështu Boçi akuzon LSI se ka marrë një fletëpalosje të kandidatit të së djathtës së Bashkisë Përrenjas Bajazit Karriqi, të vitit 2011 kur ai ishte nr.2 në fletën e votimit për të votuar, dhe kanë filluar ta shpërndajnë te banorët.

“Ata po fotokopjojnë kartolinën ftesë të kandidatit të PD. Arsyeja nuk është se e kanë marrë me dashuri Bajazitin e qetësi zgjedhjet por thjesht sepse këtë vit Karriqi është nr.1 dhe zonja Rira nr.2. Duan të marrin ca vota të ngatërruara me mashtrime banale dhe pa pikë morali. Tani na bëjnë shpikjen e radhës. Kanë rënë aq poshtë sa kanë ndotur dhe shijen e vetme të kësaj gare” shkruan Luciano Boçi.

Por stafi i zonjës Rira dhe LSI kanë mohuar të kenë gisht në këtë çështje, madje sipas tyre, ky mund të jetë një provokim i vetë Bajazitit apo Boçit që tashmë e kanë të humbur historinë e zgjedhjeve elektorale në Përrenjas.

“Na vjen keq që zoti Boçi mendon se ne kemi kohë të merremi me fotokopjet e fletëve të kandidatit Bajaziti. Mënyra sesi shantazhojnë me fletë të tilla, është thjesht frika e tyre. Qytetarët e Përrenjasit do të votojnë për numrin 2 qe është zonja Miranda Rira, jo sepse do të ngatërrohen, por se e kanë të qartë se me Bajazitin nuk kanë pasur dhe nuk mund të kenë të ardhme” thonë zyrtaret e LSI në qytetin e Përrenjasit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojaxhi sulmon Veliajn: 2.5 milionë euro fushtë për teatër e propagandë
Dorëhiqet kandidati i pavarur në Konispol Fatmir Shero: Votoni sipas vullnetit tuaj të lirë »
Article Logic
Execution time: 0.0067648887634277
array(1) { ["section"]=> string(100) "akuza-e-deputetit-te-pd-po-shperndajne-fletepalosje-qe-te-ngaterrojne-numrin-e-kandidatit-tone-13752" }