Akuza e ofendime në Parlament, Berisha-Tahirit: Laj gojën kur flet për Gjin Gjonin

Publikuar tek: politike, më 13:31 19-11-2015 Akuza e ofendime në Parlament, Berisha-Tahirit: Laj gojën kur flet për Gjin Gjonin

Seanca e sotme plenare ka degjeneruar në ofendime dhe akuza mes deputetit Sali Berisha, Edi Paloka, dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Berisha i ka kërkuar Tahirit të tregojë se në pronësi të kujt është skafi “Venus” ES me matrikull “BZDE1007445”, duke aluduar se skafi i përdorur për trafik droge është në pronësi të vetë mimistrit Tahiri.

Ish-kryeministri Berisha tha se do sjellë në Parlament dokumenta nga “hakerat” që tregojnë pronësinë e skafit.

“Ti more sotëri duhe të lash gojën kur flet për Gjin Gjonin”, it ha Berisha ministrit Tahiri gjatë replikës, ndërsa deputeti i PD-së, Edi Paloka e akuzoi Tahirin se lëviz me automjet me të Emiliano Shullazin. “Je ti ai që je shtrirë barkazi në Kombinat se ke qenë në makinë me Shullazin dhe kishe frikë mos të shihja unë”, tha Paloka.

Nuk kanë munguar as ofentimet ndaj ministrit Tahiri, ku Berisha e ka quajtur atë “skafoministër” dhe “Sajmo qorri”, që sipas Berishës, i thërret Emiliano Shullazi atij. 

Ndërsa Tahiri ka thënë se Reforma në Drejtësi është themelore për këtë Parlament. “Nuk dua të besoj se Gjin Gjoni është modeli tend për reformën në drejtësi. Një gjyqtar që ka marrë në qafë drejtësinë”, i tha Tahiri, Berishës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri nuk mban më: “Deputet, je përgojorja më e shkëlqyer e këtij Parlamenti, jam krenar për prindërit e mi. Jot bijë merret me sekserllëqe, yt bir me trafik armësh”
Përplasen Tahiri dhe Paloka, deputeti: Je shtrirë barkas si legen në makinën e Shullazit që mos të shihja. Të kanë dhënë 6 muaj kohë »
Article Logic
Execution time: 0.016800880432129
array(1) { ["section"]=> string(86) "akuza-e-ofendime-ne-parlament-berisha-tahirit-laj-gojen-kur-flet-per-gjin-gjonin-25802" }