Akuza e PD-së: Rama dhe Meta mbrojtën Frrokun, qëndrim pro-krimit

Publikuar tek: politike, më 21:29 20-10-2015 Akuza e PD-së: Rama dhe Meta mbrojtën Frrokun, qëndrim pro-krimit

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Këshillit të mandateve për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e mandatit të deputetit Mark Frroku.

PD e ka konsideruar këtë veprim si mbrojtje e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta për Frrokun, si dhe mungesë vullneti për të kryer procesin e dekriminalizimit. Sipas PD-së, qëndrimi i mbajtur nga Rama dhe Meta është pro-krimit.

“Partia Demokratike dënon vendimin e sotëm të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të mbrojtur mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili gjendet nën akuzën e vrasjes nga drejtësia belge. Këshilli i mandateve në Parlament tregoi sot mungesën e vullnetit të Edi Ramës dhe Ilir Metes për të bërë dekriminalizimin e politikës. Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama-Meta për të mbrojtur inkriminimin. Refuzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të të zgjedhurit të Edi Ramës është dhunim i nevojës qe ka vendi për tu çliruar nga krimi, është dhunim i kërkesës së qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pavarësisht këtij qëndrimi pro-krimit, Partia Demokratike është e vendosur dhe do ta çojë deri në fund procesin e dekriminalizimit bashkë me qytetaret dhe me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Lexo edhe: Mandati i Mark Frrokut në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli pranon dorëheqjen e Arben Ndokës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mandati i Frrokut, Topalli: Kauza e dekriminalizimit sot ka marrë një grusht
Artan Lame: Opozita po gjuan me m*t, t’i çojë akuzat në Prokurori »
Article Logic
Execution time: 0.04016900062561
array(1) { ["section"]=> string(69) "akuza-e-pd-se-rama-dhe-meta-mbrojten-frrokun-qendrim-pro-krimit-23589" }