Akuza e rëndë e avokatit: Grabitësit e parave në Rinas të lidhur me Ramën dhe Tahirin, ja faktet

Publikuar tek: kulture-art, më 18:22 30-06-2016 Akuza e rëndë e avokatit: Grabitësit e parave në Rinas të lidhur me Ramën dhe Tahirin, ja faktet

Altin Goxhaj, personi që njihet për sulmet e tij kundër qeverisë dhe mbështetjen hapur ndaj opozitës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të lidhur me grabitjen e shumës së madhe të parave ditën e sotme në Rinas.

Në një shkrim me titull “Ja pse grabitësit e aeroportit janë të lidhur me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin! Faktet!” publikuar në profilin e tij zyrtar, ai thotë se duket krejtësisht e pamundur që një grup grabitësish të realizojë një grabitje (me plan të vjetëruar) pasi që vetëm 24 orë më parë kanë ndryshuar 100% të dhënat e sigurisë se Aeroportit.

Shkrimi i plotë:

Ja pse grabitësit e aeroportit janë të lidhur me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin! Faktet!

Vetëm një grup i çmendur mund të realizonte një plan të vjetër grabitjeje me ndryshimin 24 përsh përkatës të parametrave të sigurisë.

Vjedhja spektakolare ne Aeroportin Nene Tereza eshte organizuar nga vete bandat e pushtetit! Nuk ka asnje shans qe te grabitet nje aeroplan dhe makinat e parave ne mes te Aeroportit pa nje plan te studiuar te pakten 10 dite para! Kjo lidhet me studimin e te dhenave te hollesishme te stacionit te pare ku ndodhen parate, me itinerarin e transportit, dhe me te dhenat e sigurise se Aeroportit ku do te kryhet operacioni i grabitjes!

Nderkohe qe mesohet zyrtarisht qe 24 ore me pare kane ndryshuar 100% te dhenat e sigurise se Aeroportit dmth kane ndryshuar te dhenat fillestare te vendosjes se rojeve dhe mbikqyrjes fizike, perqendrimit ne vezhgimin e kamerave te sigurise, pozicionimit dhe gadishmerise te forcave te sigurise se brendshme dhe te jashtme te Aeroportit, te planit te masave te Policise se Shtetit dhe forcave antiterror, te vendosjes prane Aeroportit te makinave te policise dhe gjendjes se tyre te gadishmerise dhe forcave perkatese policore dhe te nderhyrjes se shpejte, dhe mbi te gjitha te gadishmerise se perdorimit te armeve te zjarrit (perforcimi i sigurise dhe gjendja e gadishmerise percakton nje plan te detajuar masash dhe autorizimi per perdorimin e armeve te zjarrit ne rast sulmi me arme) dhe te vendosjes dhe gadishmerise se snajpereve, etj etj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhgarravitet monumenti “Patizani i Panjohur” në qendër të Tiranës, kërkohet ndërhyrja urgjente
Shpërthen tenori me famë botërore Saimir Pirgu për Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.01993989944458
array(1) { ["section"]=> string(100) "akuza-e-rende-e-avokatit-grabitesit-e-parave-ne-rinas-te-lidhur-me-ramen-dhe-tahirin-ja-faktet-45078" }