Akuza e Ristanit për ndërtesën në pronësi të shtetit rumun, reagon qeveria: Si është e vërteta

Publikuar tek: politike, më 15:30 23-01-2016 Akuza e Ristanit për ndërtesën në pronësi të shtetit rumun, reagon qeveria: Si është e vërteta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për shpronësim në kundërshti me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, të ndërtesës në pronësi të familjes Nesturi në qytetin e Sarandës. Sipas Partisë Demokratike, objekti nuk po shpronësohet për interesa publike por për llogari të shtetit rumun por i menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverosë përmes transpareca.al.

“Edi Rama, nën paranojën e liderit botëror, nën paranojën e njeriut mbi ligjin, nën paranojën e të qënit vet zot e vet shkop, ka vendosur të shpronësojë me forcë e në kundërshtim me ligjin, dy ish të persekutuar në Sarandë, në moshën 80 vjeçare dhe vajzën e tyre, aspak për interesa publike, por thjesht për trille personale e korruptive”, denoncoi sot sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

 Sipas tij kjo pronë i është njohur familjes Nesturi dhe i është dhënë në vitin 1992 me ligjin e kthimit të pronave dhe ndërtesa ku banon familja Nesturi në Sarandë, pretendohet nga shteti rumun.

“Pas një kalvari prej 400 seancash gjyqësore, familja Nesturi arriti ta ruajë dhe ta mbajë pronën e vet edhe  me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë.

 Por nuk ka gjykatë që ndal vrullin e Edi Ramës, i cili, mesa duket, ia ka premtuar këtë pronë ish-kryeministrit rumun i cili gjendet në burg për korrupsion, dhe ka vendosur të shkelë parimet, dinjitetin dhe pronën e një familje shqiptare për hir të interesave personale.

 Kur Gjykata e Lartë i dha të drejtë familjes Nesturi, Edi Ramës nuk i mbeti rrugë tjetër, veçse tani të bëjë shpronësim për këtë objekt.

 Papritur, familjes Nesturi i vjen një lajmërim nga Ministria e Jashtme se duhet të lënë shtëpinë se do shpronësohen, dhe kjo në kundërshtim të hapur me Kushtetutën,  ligjin dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, të cilat parashikojnë shpronësimin e pronës së individit vetëm në rastet e interesit publik dhe shpërblimit të drejtë.

 Çfarë interesash publike kanë shqiptarët që të shpronësojnë familjen Nesturi, në Sarandë, për llogari të shtetit Rumun? Asnjë interes publik nuk ka, së paku asnjë interes publik nuk është arsyetuar nga aktet e administratës shqiptare, përveçse i do qejfi Edi Ramës.

 Tashmë Edi Rama e ka marrë vendimin dhe e ka botuar edhe në fletoren zyrtare.  Partia Demokratike e konsideron një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut, dhe i bën thirrje qeverisë të tërhiqet para këtij akti kriminal kundër dy ish të persekutuarve 80 vjeçarë dhe vajzës së tyre. Partia Demokratike do të jetë në krah të kësaj familje. Ne e konsiderojme rastin si kauze të lirisë, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

 Partia Demokratike denoncon dhe angazhohet të mos lejojë zhbërjen e shtetit ligjor, arbitraritetin, arrogancën dhe vendosjen e shtetit në shërbim të bandës në pushtet’’, tha Ristani.

Sakaq qeveria ka sqaruar: 

"Për ndërtesën në pronësi të shtetit rumun:

Në sqarim të akuzës së përfaqësuesit të Partisë Demokratike sqarojmë se rasti në fjalë ka të bëjë me pronën e dhuruar nga ish Mbreti Zog studiuesit të njohur rumun Nicolaes Jorga më 5 Maj 1932. Këtë pronë, në vitin 1934, Nicolae Jorga ia ka dhuruar shtetit rumun me qëllim ndërtimin e një instituti albanologjik.

Mbi truallin e dhuruar, përpara luftës është ndërtuar një godinë një katëshe e cila njihej si “Instituti rumun”. Ndërkohë që gjatë luftës kjo godinë ka shërbyer si spital ushtarak, më vone si doganë, e në përfundim si godina e Klubit Sportiv Butrinti.

Në kuadër të detyrimeve që burojnë nga Traktati i Miqësisë midis Republikës së Shqipërisë dhe Rumanisë, të nënshkruar më 11 Maj 1994, dhe në mbështetje të ligjit nr. 8561, dt 22.12.1999 “Për shpronësimin e pasurive të paluajtshme për interes publik”, qeveria shqiptare ka kryer të gjitha procedurat që parashikohen në këtë bazë ligjore", thuhet në reagimin e qeverisë.

"Çdo përpjekje për keqinformim, është e dështuar pasi të gjitha procedurat e ndjekura për këtë çështje janë kryer në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Gjithashtu, dëshirojmë të theksojmë se çështja e pronës Jorga është trajtuar nga të gjitha qeveritë shqiptare në këto 15 vitet e fundit. Vlen të kujtojmë se për këtë çështje ish-Kryeministri Berisha, në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit të datës 19.9.2012, ka udhëzuar përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të fillojnë procedurat e shpronësimit dhe kthimin e saj shtetit rumun", përfundon sqarimin qeveria..

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Edi Rama, nën paranojën e liderit botëror ka vendosur t’i japë pronën ish-kryeministrit rumun’’, Ristani denoncon korrupsionin
Kryeministri italian Renzi: Shqipëria duhet të antarësohet në BE, miku im Rama na e thotë gjithnjë »
Article Logic
Execution time: 0.024158954620361
array(1) { ["section"]=> string(98) "akuza-e-ristanit-per-ndertesen-ne-pronesi-te-shtetit-rumun-reagon-qeveria-si-eshte-e-verteta-30764" }