Akuza për plagjiaturë, Sanremo pezullon, por nuk skualifikon këngën e E. Metës

Publikuar tek: barometri, më 08:20 08-02-2018 Akuza për plagjiaturë, Sanremo pezullon, por nuk skualifikon këngën e E. Metës

Menjëherë pas interpretimit në Sanremo të këngëtarit shqiptar Ermal Meta me Fabrizio Moron me këngën “Non mi avete fatto niente”, shpërthyen polemikat për plagjiaturë.

Kënga e tyre nuk ka ngjashmëri, por në të vërtetë është IDENTIKE në pjesën e refrenit me këngën tjetër nga Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali të prezantuar në Sanremo Giovani 2016.

Në këngë në refren thuhet: Nuk më keni hequr gjë; nuk keni marrë asgjë; kjo është jeta ime që ecën përpara pavarësisht njerëzve. Nuk më keni bërë asgjë”.

Megjithatë sot është marrë vendimi dhe kënga e Ermal Metës nuk do të skualifikohet, raporton Newsbomb.al. Kënga është pezulluar momentalisht nga Klaudio Baglioni dhe do t'i nënshtrohet hetimit të mëtejshëm.

“Kjo nuk është plagjiaturë, autori është i njëjtë dhe rregullorja parasheh mundësinë e marrjes së mostrave ose përdorimit të fragmenteve nga autorë të tjerë, për një total prej jo më shumë se 30%. Pra, kënga plotëson të gjitha parametrat për të qenë një kënge e re në ç’do aspekt", bën me dije zëvendësdrejtori i Rai1, Claudio Fasulo. /Newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027469873428345
array(1) { ["section"]=> string(82) "akuza-per-plagjiature-sanremo-pezullon-por-nuk-skualifikon-kengen-e-e-metes-109527" }