Akuza për politikanët, nuk tërhiqet OSBE: E kemi pjesë të punës rutinë, jo për vendimmarrje

Publikuar tek: politike, më 07:31 16-09-2015 Akuza për politikanët, nuk tërhiqet OSBE: E kemi pjesë të punës rutinë, jo për vendimmarrje Flamujt e OSBE

OSBE nuk tërhiqet nga raporti dhe thotë se është thjesht një raport rutinë që ka vlerë analitike dhe informative, por nuk përdoret për të marrë vendime. 

“Raporti që po flasim nuk është raport sekret. Eshtë një dokument i brendshëm pune, i ngjashëm me dhjetëra dokumente të ndyrshme të punës që secili prej nesh të OSBE përpilon në baza ditore në mënyrë që të kemi një ide se çfarë ndodh në vende të ndryshme, në fusha të ndryshme dhe për tematika të ndryshme” ishte kthimi I përgjigjes së zyrës së shtypit të sekretarit të Përgjithshëm të OSBE Lamberto Zannier për kërkesën e bërë nga Top Channel me anë të një email.

“Shikohet ajo që thuhet në median locale, çfarë thonë OJQ-të, cfarë thonë zyrtarët etj. Natyrisht kur ju përpiqeni të bëni një pasqyrë, ju mblidhni informacion dhe I vini ato bashkë, ndonjëherë edhe të përmbledhur. Dokumente të tilla përdoren për qëllime informative dhe analitike, jo për të marrë vendime” sqaron zyra e shtypit e OSBE për TCH.

Raporti konfidencial i OSBE u publikua ditën e premte në portalin lapsi.al. Raporti në fjalë, kishte akuza konkrete për Edi Ramën që sipas raportit, kishte 200 milionë euro dhe paratë I kishte investuar te I vëllai Olsi në off shore.

Raporti përmendte Ilir Metën si njeri qe kishte aksione gjithandej në fushën e ndërtimeve dhe kishte edhe urdhëruar vrasjen e dy njerëzve.

Sali Berisha akuzohej se I kishte ngritur perandori vajzës së vet gjatë kohës që ishte kryeministër, kur kjo e fundit kishte marrë përqindje në kompani të ndryshme që u kishte rregulluar punë.

Emrat  e shumë deputetëve, si Koço Kokedhima, Paulin Sterkaj, Astrit Veliaj, Agron Duka, Artan Gaçe, Tom Doshi, Mark Frroku etj, ishin pjesë e këtij raporti me “akuza” të ndryshme. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali / Shqipëria vuan për ujë, por Rama planifikon të furnizojë jugun e Italisë
Lad Kosta i PS i përplas derën ministrit Ahmetaj. Debati për turistët çekë dhe rezidencat për pushime »
Article Logic
Execution time: 0.022136926651001
array(1) { ["section"]=> string(94) "akuza-per-politikanet-nuk-terhiqet-osbe-e-kemi-pjese-te-punes-rutine-jo-per-vendimmarrje-20891" }