Akuza për trukim edhe nga Letonia, presidenti i federatës sulmon mbrojtësit e Luftëtarit

Publikuar tek: sport, më 08:42 22-07-2018 Akuza për trukim edhe nga Letonia, presidenti i federatës sulmon mbrojtësit e Luftëtarit Pamje nga ndeshja Luftëtarit-Ventspils

Akuzat për trukim të ndeshjes mes Luftëtarit dhe Ventspils të mbyllur në barazim 3-3 tashmë nuk po vijnë vetëm nga opinioni sportiv vendas.

Së fundmi ka qenë dhe vetë presidenti i federatës letoneze të futbollit që ka reaguar në lidhje me këtë takim.

Laspars Gorksh ka hedhur hije dyshimi mbi veprimet e mbrojtësve të Luftëtarit, sidomos në golin e tretë të shënuar nga ekipi letonez.

Vetë një ish-mbrojtës ai ka thënë se menyra e lojës së gjirokastritëve në fund të takimit ishte minimalisht jo-profesionale. “Kjo ndeshje dhe sidomos veprimet e lojtarëve shqiptarë janë shumë të dyshimta”, kanë qenë fjalët e Gorksh për mediat e vendit të tij.

Në vijim ai ka shtuar se nëse UEFA vendos të hap një hetim për këtë ndeshje ai do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Olayinka "harron" Skënderbeun, ja çfarë thotë pas firmës me klubin e ri
E BUJSHME/ Napoli pranë firmës me golashënuesin më të mirë në histori të PSG-së »
Article Logic
Execution time: 0.0040359497070312
array(1) { ["section"]=> string(94) "akuza-per-trukim-edhe-nga-letonia-presidenti-i-federates-sulmon-mbrojtesit-e-luftetarit-128705" }