Akuzat e Bashës, Xhafaj publikon statistikat: E vërteta në shifra

Publikuar tek: barometri, më 08:25 11-10-2018 Akuzat e Bashës, Xhafaj publikon statistikat: E vërteta në shifra

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar përsëri pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili është shprehur se shqiptarët sundohen nga bandat.

 

Por vetëm pak momente më parë Xhafaj ka publikuar disa shifra për vjedhjet me armë dhe vjedhjet me dhunë në vitin 2010 kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Lulzim Basha dhe në vitin 2018.

Sipas fotove, në 2010, për periudhën Janar-Shtator, kanë qenë 39 vjedhje me armë, ndërsa sot 14.

Gjithashtu përsa i përket vjedhjeve me dhunë, në 2010 Kanë qenë 118, ndërsa sot 85.

“Deklaratë pa sens e minimum logjike. Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate!Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E VËRTETA në shifra!Imazhe sa 1000 fjalë!

Basha, dje: “Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës”, ka shkruar Fatmir Xhafaj.     

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034327983856201
array(1) { ["section"]=> string(70) "akuzat-e-bashes-xhafaj-publikon-statistikat-e-verteta-ne-shifra-137379" }