Akuzat e Doshit/ Basha: Meta të dorëhiqet, Rama dëshmitar në krim

Publikuar tek: politike, më 19:56 02-03-2015 Akuzat e Doshit/ Basha: Meta të dorëhiqet, Rama dëshmitar në krim

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për media ka kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta pas akuzuave të bëra në drejtim të tij nga deputeti Tom Doshi.

Duke e konsideruar një teatër mafioz, Basha ka thënë se pjesë e tij janë kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai ka kërkuar nga Meta që të dorëhiqet sa më shpejtë nga detyra që ushtron dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë.

“Qytetarët kanë parë sot se deri ku arrin inkriminimi i qeverisë Rama-Meta. Në këtë teatër mafioz, personazhe janë Rama, Meta, Tahiri, si dhe deputetë të tjerë të maxhorancës dikur besnik, sot të kthyer në shënjestër. Kreu i Kuvendit akuzohet për vrasje. Akuzohet se ka porositur vrasjen e dy deputeteve dhe për këtë ai duhet të dorëhiqet menjëherë nga detyra që ushtron dhe të vihen në dispozicion të drejtësisë”, ka thënë Basha.

Kryetari i opozitës ka kërkuar nga Prokuroria që të nis menjëherë hetimet për këtë ngjarje, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Rama si pjesëmarrës në krim.

“I kërkoj Prokurorisë të nis menjëherë hetimet për këtë ngjarje. Akuza është edhe më tronditëse kur deputeti i maxhorancës, deklaron se prej 5 muajsh e ka venë në dijeni kryeministrin. Kjo tregon se kryeministri është dëshmitar në krim”, tha Basha.

Basha ka përshëndetur qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së për këtë ngjarje, duke shtuar se kjo nuk është më çështje e brendshme e dyshes Rama-Meta, por është një çështje që i përket të gjithë shqiptarëve.

Sipas Bashës, çdo minutë që kalon rëndon më tej pozicionin e kreut të Kuvendit dhe kryeministrit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Basha, kryetar formal i PD. Të ketë kujdes. Toma ndryshon versionin sipas interesit
Përjashtimi i Doshit/ Baze: Fitore e spikatur e Edi Ramës, Bushati: Sakrifikimi i Tomës kërkon të tjerë pas tij »
Article Logic
Execution time: 0.0049939155578613
array(1) { ["section"]=> string(67) "akuzat-e-doshit-basha-meta-te-dorehiqet-rama-deshmitar-ne-krim-4814" }