Akuzat e Doshit/ PD: Kërkon mocion mosbesimi ndaj Metës

Publikuar tek: politike, më 15:38 03-03-2015 Akuzat e Doshit/ PD: Kërkon mocion mosbesimi ndaj Metës

Grupi parlamentar i PD-së do të kërkojë një mocion mosbesimi ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta pas akuzave të bëra në drejtim të tij nga deputeti Tom Doshi.

Grupi i PD-së thekson se ky mocion vjen pasi Meta nuk pranoi të jepte dorëheqjen, pas akuzave se ka organizuar atentat ndaj deputetit të PS-së Tom Doshi dhe deputetit të PD-së Mhill Fufit.

Ndërkohë që Meta ka deklaruar gjatë ditës së sotme se Doshi e ka ndryshuar versionin e atentatit përgatitur për të sipas interesit dhe këshillon Bashën që të ketë kujdes nga akuzat e Doshit.

“Unë pjesën serioze e kam konsumuar prej muajsh, sipas versionit të deputetit në fjalë, i bërë publik nga shumë persona të tjerë me përgjegjësi institucionale, se ndaj tij po përgatitej një atentat ku porositësi dhe kryesuesi ishte kunati i Zotit Berisha, Agim Ramaj, që do paguante 500 mijë euro për Doshin dhe Fufin, me qëllim destabilizimin e vendit duke krijuar alibinë që në këtë çështje ishte përfshirë edhe kryetari i Kuvendit. Unë jam takuar me ministrin e Brendshëm dhe prokurorin e Përgjithshëm dhe kam kërkuar marrjen e masave për zbardhjen e kësaj historie. Deri dje i vetmi person që ka penguar zbardhjen resulton deputeti Tom Doshi. Veprimet e mia kanë qenë të përgjegjshme. Është e drejtë e deputetit në fjalë t’i ndërrojë deklarimet çdo 6 muaj. Unë nuk e di se kush është interesi i tij. Ai duhet të ekspozojë gjithë faktet e tij, gjithçka që disponon. Nuk ekziston asnjë fakt apo dëshmitar që mund të provojë implikimin e kryetarit të Kuvendit. Por janë dëshmitarë që konfirmojnë Agim Ramën’’, tha sot Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha-Metës: Jep dorëheqjen, Meta: U dorëhoqa njëherë prej Shkëlzenit se ishte në video me Dritan Priftin
Nis seanca parlamentare me mungesën e opozitës, të pranishëm disa ambasadorë »
Article Logic
Execution time: 0.20247411727905
array(1) { ["section"]=> string(58) "akuzat-e-doshit-pd-kerkon-mocion-mosbesimi-ndaj-metes-4873" }