Akuzat e forta të Dritan Priftit: Kam prova se deputetë të LSI-së kanë marrë para nga DIA

Publikuar tek: politike, më 17:52 29-09-2015 Akuzat e forta të Dritan Priftit: Kam prova se deputetë të LSI-së kanë marrë para nga DIA

Ish-ministri i Ekonomisë dhe i Energjisë deri në vitin 2010, Dritan Prifti, pretendon se ka fakte se si deputetë të LSI­së kanë marrë para nga kompania DIA e Kastriot Ismailajt, e cila ishte caktuar nga CEZ-­i për të mbledhur borxhet e OSSHE-­së.

Prifti, në një intervistë për “Vizion Plus” thotë se këto para janë përdorur nga deputetët e LSI-­së për fushatën elektorale të vitit 2011.

Ai pretendon se i ka të dokumentuara të gjitha transfertat bankare të DIA­-s drejt personave që sot janë deputetë të LSI-­së.

“Nga llogaria e DIA-­s kanë shkuar para drejtpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI­-së. Një prej tyre është deputeti i Shkodrës Agron Çela.

Nga DIA kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës që sot është deputet i LSI­-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motora që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011-­të”, thotë Prifti.

“Kam dokumentet bankare të transfertave, siç do t’i ketë më vonë besoj dhe Prokuroria”, shton ai më tej.

Ndërsa letrën e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, drejtuar krerëve të shtetit shqiptar ku akuzohet ai dhe deputeti Tom Doshi se po thurin një komplot për të destabilizuar vendin, e komenton me këto fjalë:

“Unë atë femër nuk e njoh as po t’ia shoh fytyrën, jo më ta kem takuar ndonjëherë dhe jo t’i kem bërë ndonjë lloj kërcënimi për çfarëdo qoftë.

Kjo çështje u rrëzua, por mbetet shantazhi i tmerrshëm që Spartak Braho i bën Shqipërisë me letrën e tij. Se ai realisht ishte shantazh që thoshte se në qoftë se drejtësia prek Ilir Metën, ne do t’i vemi zjarrin Shqipërisë. Do të destabilizojmë vendin”.

Dritan Prifti sqaron se nuk e ka takuar asnjëherë gruan e Kastriot Ismailajt, të akuzuarin kryesor për çështjen e CEZ, dhe jo më ta ketë kërcënuar atë.

Sipas tij, akuzat e Brahos janë të pavërtetueshme dhe jo të vërteta.

Në një shtet tjetër europian, thotë Prifti, nuk do të guxonte askush që ka një post si z.Braho të shpifë në këtë mënyrë, pa patur fakte.

“Është një lajthitje në të gjitha kuptimet, një lajthitje njerëzore. pra, truri i “Baba Takut” nuk funksionon më normalisht.

Të gënjesh presidentin e republikës, prokurorin e përgjithshëm, kreun e SHISH, të gjithë faktorin ndërkombëtar me një letër të tillë është një skandal i vërtetë.

Të kishte ndodh në çdo vend tjetër të botës, ky person nuk do të kishte më gradat që ka sot, sepse e ka kthyer një çështje personale, të shefit të partisë së tij në një çështje kombëtare përmes një gënjeshtre.”

Ai nënvizon se nëse nis një hetim ndërkombëtar, apo qoftë edhe nga Prokuroria shqiptare, do t’i verë në dispozicion të drejtësisë të gjitha provat dhe faktet që implikojnë Ilir Metën në këtë çështje.

“Jam i gatshëm që të gjitha materialet që unë disponoj t’ia jap si prokurorëve të huaj, edhe shqiptarëve nëse ata do të hetojnë këtë çështje.

Do t’i kem të faktuara me dokumente kërkesën që më ka bërë mua Ilir Meta në kohën që isha Ministër i Ekonomisë, që të ndikoja te çekët që të merrnin si firmë për mbledhjen e borxheve “DIA”.

Unë këtë nuk e bëra, se ndryshe nga të tjerët e njoh mirë Ilir Metën, ai hedh gurin dhe fsheh dorën. Për këtë arsye dhashë dorëheqjen, se nuk mund të merrja përgjegjësi penale mbi veten”, thotë Prifti.

Sa i përket marrëveshjes së qeverisë shqiptare me çekët e CEZ, Prifti thotë se kabineti Rama nuk kishte rrugë tjetër.

“Qeveria ka qenë e detyruar për shkak të vetos që Çekia vuri në Bashkimin Europian për Shqipërinë, dhe çfarëdolloj kostoje që të kishte vendosur qeveria të paguante unë them se është e justifikuar”, vijon ai.

Lidhur me emrat që ka publikuar kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe për 9 kompanitë, të cilat janë kontraktuar nga Berisha për të mbledhur borxhet e CEZ, Prifti thotë se nuk ka dijeni për asnjë prej tyre.

Ai shprehet se çështja DIA e detyroi atë të jepte dorëheqjen nga Ministria e Ekonomisë, pasi nuk mund ta ngarkonte veten me përgjegjësi penale, ku t’i kërkonte çekëve të kontraktonin kompaninë e Kastriot Ismaliaj në një kohë që ajo nuk kishte eksperiencë fare në këtë fushë.

Dritan Prifti thotë se kur të nisë hetimi, do t’i verë në dispozicion të drejtësisë faktet që Meta i ka kërkuar atij të ndikojë për çështjen e DIA­s.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Kur unë dhe doktori themi po, kjo punë ka mbaruar
“Veto është justifikimi i fundit i Ramës, eurot e shqiptarëve i ka ndarë” »
Article Logic
Execution time: 0.0042030811309814
array(1) { ["section"]=> string(94) "akuzat-e-forta-te-dritan-priftit-kam-prova-se-deputete-te-lsi-se-kane-marre-para-nga-dia-21942" }