Akuzat e Idrizit, Shpëtim Gjika publikon dokumentat: Flamurtari i pa shpresë për sa kohë “dërdëllit dhe birbilos” administratori

Publikuar tek: sport, më 10:00 15-11-2016 Akuzat e Idrizit, Shpëtim Gjika publikon dokumentat: Flamurtari i pa shpresë për sa kohë “dërdëllit dhe birbilos” administratori

Në qytetin e Vlorës ka pesë ditë që zien debati për klubin Flamurtari, borxhet, pikët e ulura dhe rrezikun për të rënë në një kategori më poshtë. Është folur për dy lloj kontratash në klubin kuqezi, ndërsa është ish-krybashkiaku i Vlorës, disa vite më parë në cilësinë dhe të ish-presidentit të klubit, Shpëtim Gjika, i cili është akuzuar nga administratori aktual Sinan Idrizi.

Por, Shpëtim Gjika ka vendosur që të bëjë publike faktet që rëndojnë tashmë mbi administratorin Idrizi, i cili e ka akuzuar gjatë gjithë kohës se ka punuar kundër Flamurtarit. Në faksimilet e postuara ditën e sotme, Gjika tregon një kopje të kontratës së punës dhe një vendim Këshilli Bashkiak, ku sqaron të gjithë situatën.

Reagimi i Gjikës:

Te dashur miq dhe dashamires te Flamurtarit!

Duke qene se ekipi yne, simbol dhe aset i qytetit te Vlores po perpelitet ne agoni, (per fat te keq te pa shprese per sa kohe "derdellit e birbilos" z.Idrizi), nisur dhe nga "informacionet" e tij, te percjella nga Turqia e larget, per momentin do deshiroja te sqaroja dhe te beja publike me fakte, dokumentat ne fotot me poshte!

Dokumenta zyrtare, me firme dhe me vule institucionesh legjitime shqiptare, te cilat, per kedo qe ende ka ndonje fije besimi te ato cka "derdellit e birbilos" z.Idrizi, hedhin drite dhe qartesojne gjithcka!

Se pari, kontrata e Arbrit qe po publikoj, (identike me te jane dhe kontratat e Sakajt dhe Veliut), datojne 15 gusht 2014!

Vendimi i Keshillit Bashkiak te Vlores, vendim te cilin e shihni ne foto, daton me 31 korrik 2014!

Vendim, i cili e ben z.Idrizi, de facto dhe de jure, administrator te klubit te futbollit Flamurtari!

Pra keto kontrata jane hartuar, jane firmosur, jane noterizuar dhe me pas jane depozituar ne institucionet kompetente, 15 dite pasi z.Idrizi mori ne administrim klubin Flamurtari!

Tani me thoni te dashur miq te mi dhe te Flamurtarit:

A mund te vazhdoje "te derdellit e birbilos", madje me troc, a mund te vazhdoje te mashtroje akoma ky njeri?!

15079027_10211080757400768_8247423967007870505_n.jpg

15036725_10211080757480770_7631502825137510097_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ndeshja Shqipëri-Izrael do luhej në fushë neutrale”, Qeveria Shqiptare i dërgoi letër FIFA-s
Izraeli pagoi dy hotele në Tiranë, si ndryshoi në fund plani »
Article Logic
Execution time: 0.022320985794067
array(1) { ["section"]=> string(130) "akuzat-e-idrizit-shpetim-gjika-publikon-dokumentat-flamurtari-i-pa-shprese-per-sa-kohe-derdellit-dhe-birbilos-administratori-59554" }