Akuzat e ish-kryeministrit, burrë e grua gazetarë i përgjigjen Berishës

Publikuar tek: politike, më 20:46 24-04-2016 Akuzat e ish-kryeministrit, burrë e grua gazetarë i përgjigjen Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha në akuzat e tij të fundit lidhur me atë që ai e quan “korrupsioni patriotik i stadiumit kombëtar”, ka përfshirë edhe pronarin e “Report TV”, Carlo Bolino, që sipas tij ka gjetur arkitektin italian të stadiumit.

Por pas reagimit të Bolinos, i cili i quan akuzat e Berishës “shpifje”, dhe shprehet se nuk e njeh as vëllain e kryeministrit shqiptar, Olsi Ramën as arkitektin italian, ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Alba Malltezi, e cila shprehet se ish-kryeministri Berisha “ka hetuar, debuar, shantazhuar, ndjekur, shpronesuar, sulmuar prej 23 vitesh Carlo Bolinon”.

“Epo pikë e zezë... Dhe të mendosh që në kemi dhe Biografi të mirë Familje e djathtë deri në palcë... Carlon e ka hetuar, dëbuar, shantazhuar, ndjekur, shpronësuar, sulmuar prej 23 vitesh... e quajti shef të Sacra Corones, kur Carlo ishte gazetari më i mire i kronikës së zezë që luftonte Mafian e bënte libra e filma antimafia në jug të Italisë... Por 8 vitet e fundit kur ishte në pushtet Doktori ra rehat...As nuk shpifte më për ne, as nuk po sulmonte... Tani ka rinisur me të njëtin pasion si të 23 viteve më parë... Të pavërteta nga më të paimagjinueshme, fantazi nga më të pashëndetshmet... Hem, atëherë duhet të qëndroje vetëm në pushtet Berisha që të mos sulmojë njerëzit? Epo sikur nuk ka lazet.. S'është fair”, shprehet Alba Malltezi.

Ndërsa në një shkrim të publikuar te “shqiptarja.com”, lidhur me akuzat e Berishës, ndër të tjera, Carlo Bolino shkruan se:

“Sipas delirit të tij më të fundit, unë paskam gjetur arkitektin Italian që duhet të ndërtojë stadiumin e ri Qemal Stafa, ‘’bashkë me Olsi Ramën”. Shpifje 100%. Nuk di asgjë nga projekti, nuk njoh Olsi Ramën, nuk njoh arkitektin italian, nuk njoh firmën që do ta ndërtojë. Por kjo Berishës nuk i duhet: Duke besuar se Italia është e madhe sa fshati ku ka lindur ai, është e mjaftueshme që arkitekti të jetë italian dhe unë gjithashtu për t’u bërë kështu menjëherë miq, e sigurisht edhe bashkëpunues. Unë nuk besoj as edhe një fjalë të akuzave të tij mbi stadiumin edhe duke mos e njohur fare atë projekt; më mjafton të konstatoj se gënjen ndaj meje në mënyrë kaq flagrante, për të kuptuar se gënjen për gjithçka.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Arena Kombëtare”, Berisha: Në stadium po ndërtohet edhe kulla e Olsi Ramës
Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ema Andreas pasi e quajti Sali Berishën “fashist” »
Article Logic
Execution time: 0.026931047439575
array(1) { ["section"]=> string(76) "akuzat-e-ish-kryeministrit-burre-e-grua-gazetare-i-pergjigjen-berishes-38570" }