Akuzat e opozitës, Koçi: PD shpif dhe beson të pavërtetat e saj

Publikuar tek: politike, më 20:36 08-11-2015 Akuzat e opozitës, Koçi: PD shpif dhe beson të pavërtetat e saj

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike në një konferencë për shtyp dhe fton opozitën të jetë më e përgjegjshme në ato që thotë, si dhe akuzon KLSH, se ka dalë jashtë qëllimit ligjor të saj.

Një konferencë për shtyp Koçi tha se “Janë dy VKM, njëra e rregullimit të prokurimit publik dhe tjetra, përzgjedhja e kompanisë, kontrata të lidhure që ne kohën kur qeveriste opozita. Bazuar në këtë VKM, faktimi i vlerës së projektit bëhet vetëm nga grupi i punës me eksperte të fushës dhe pas miratimit nga bordi i modernizimit, oferta që plotëson kushtet më të mira kthehet në alternativë të zbatueshme.

Kjo alternative e grupit te punës është përzgjedhur si varianti më i mirë dhe u është dërguar kompanive të listuara nga NATO për çmim dhe kontabilitetin. Oferta e zgjedhur si fituese është 530 mijë euro me e ulët se oferta fillestare, që është dhënë nga kompania fituese, që vjen nga një vend aleat i NATO-s, kjo falë negociatave të zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes.

Tenderi për rikonstruksionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe procedura e zhvilluar ka qene e hapur për të gjithë operatoret e interesuar, konform kuadrit ligjor ne fuqi dhe kanë marrë pjesë 17 firma, ndërsa fituesi është një shoqëri, jo siç pretendohet nga PD, por bashkim i dy operatorëve ekonomike, që të dyja kane si objekt ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve të ndryshme lehtësisht e verifikueshme në QKR.

Të dyja shoqëritë kanë licencë për të gjitha kategoritë e ushtrimit të kontratës. Prandaj PD të jetë më e kujdesshme në procesin e verifikimit të fakteve që kërkon të zbulojë. Ju përsërisim edhe njëherë se për tenderin për blerje, instalim dhe vënien në punë të sistemit të integruar të hapësirës detare, ndryshe nga sa pretendohet nga PD, kompania është marrë ne 2010-2011, kohë që ofronte riparimin e radarëve pranë FA. Fakti qe një kompani vazhdon të rimbajë rrjetin është një avantazh që nuk u shfrytëzua në vitin 2012-2013 dhe si pasoje, i gjithë vëzhgimi i hapësirës detare u la në errësirë të plotë për të lehtësuar trafiqet e paligjshme”, tha Koçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Po ne kur do e bëjmë si rumunët?
Çfarë shkruan Alastair Campbell për Edi Ramën dhe gjatësinë e tij, ngjyrën vjollcë dhe fushatën që e çoi drejt fitores »
Article Logic
Execution time: 0.023586988449097
array(1) { ["section"]=> string(67) "akuzat-e-opozites-koci-pd-shpif-dhe-beson-te-pavertetat-e-saj-24978" }