Akuzat e opozitës, përgjigjet Taulant Balla: E njoh familjarisht Edmond Begon, por nuk ka mburojë politike për të

Publikuar tek: barometri, më 08:18 22-08-2018 Akuzat e opozitës, përgjigjet Taulant Balla: E njoh familjarisht Edmond Begon, por nuk ka mburojë politike për të

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një konferencë për shtyp me dy deputetë gjermanë nga Kryesia e Kuvendit iu përgjigj edhe njëherë akuzave të opozitës.

 

Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me Edmobd Begon që u arrestua në Greqi. Deputeti u shpreh se e njeh familjarisht, po u sigurua se nuk ka asnjë mburojë politike për Begon.

“Lidhur me 100 akuzat, e hedhura nga gojëtare të ndryshëm nga opozitar. Unë do ti përgjigjesha vetëm njërën. Unë them a ka qenë ligji i njëjtë për këtë person apo jo. Për në sundimi i ligjit duhet të jetë dhe është i njëjtë për të gjithë. Personi në fjalë e njoh, dhe gruan dhe dy fëmijët e shkëlqyer, që ësthë moshatar me fëmijën tim. Nuk i është ofruar asnjë herë ndonjë mburojë për ligjin.

Në momentin që njihesh me një vepër penale është që të shkosh në prokurori. Unë e ftoj PD të drejtohet në prokurori për dyshimet e tyre për një vepër penale”, tha Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17001104354858
array(1) { ["section"]=> string(117) "akuzat-e-opozites-pergjigjet-taulant-balla-e-njoh-familjarisht-edmond-begon-por-nuk-ka-mburoje-politike-per-te-131805" }