Akuzat e PD, Doganat: Urdhëruam skanimin e makinës së Shullazit

Publikuar tek: politike, më 20:22 31-01-2016 Akuzat e PD, Doganat: Urdhëruam skanimin e makinës së Shullazit

Pas akuzave të Partisë Demokratike se në Doganën e Durrësit ka kaluar me një mjet të blinduar dhe pa iu nënshtruar procesit të skanimit shtetasi Emiljano Shullazi, për shkak të ndikimit nga zv-drejtori i Përgjithshëm i Doganave, ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

“Sipas deklaratës së z.Alibeaj, me ndikimin e Zv/Drejtorit Qibini nuk është kontrolluar mjeti me të cilin shtetasi E.Shullazi udhëtonte nga Pika e Kalimit Kufitar Durrës. E vërteta është krejt ndryshe dhe rrëzon çdo përpjekje të Partisë Demokratike për të përbaltur strukturat e shtetit. Për hir të transparencës dhe në respekt të opinionit publik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se autoritetet doganore në Durrës në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit kanë urdhëruar skanimin e mjetit për të cilin akuzon PD, sipas procedurave standarde te punës.”, thuhet në reagim.

fgthhhh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltari i Presidentit kujton djegien e shtëpisë së Kadaresë dhe rrugën drejt restaurimit
Buzëkuq fosforeshent për transportin publik në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.017246007919312
array(1) { ["section"]=> string(67) "akuzat-e-pd-doganat-urdheruam-skanimin-e-makines-se-shullazit-31423" }