Akuzat e PD, Ministria e Brendshme nuk mohon përjashtimet e Meçit: Janë bërë për arsye politike

Publikuar tek: politike, më 14:23 15-09-2015 Akuzat e PD, Ministria e Brendshme nuk mohon përjashtimet e Meçit: Janë bërë për arsye politike

Pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj ministrit Saimir Tahiri, për lidhjet e tij me krimin dhe trafikun e drogës si dhe rikthimin në detyrë të Anastas Meçit, i cili është përjashtuar dy herë nga policia për shkelje të rënda, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB-ja nuk e mohon përjashtimin e Meçit por thotë se ai është përjashtuar dy herë, në vitin 1996 kur është larguar për arsye politike nga Agron Musaraj dhe në vitin 2001 kur u përjashtua pa respektuar procedurën.

Sipas MPB-së Anastas Meçi punon në administratën publike dhe jo në polici, duke gëzuar statusin e nënpunësit civil.

Në deklaratën e PD-së thuhej se “Kemi dy shkresa zyrtare për inspektorin e Tahirit. Po sot, ky i përjashtuar dy herë për shkelje të rënda është krahu i djathtë i ministrit të Brendshëm. Fillimisht u përjashtua në vitin ‘96 për falsifikim provash. Më pas, u përjashtua në vitin 2001, nga Bilbil Mema, atëherë drejtor i Përgjitshëm i Policisë, për abuzime të rënda me atributet e Policisë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari zbulon rrogën e Drejtoreshës së Tatimeve: Briseida Shehaj, gënjeu
Skandali / Shqipëria vuan për ujë, por Rama planifikon të furnizojë jugun e Italisë »
Article Logic
Execution time: 0.45211005210876
array(1) { ["section"]=> string(99) "akuzat-e-pd-ministria-e-brendshme-nuk-mohon-perjashtimet-e-mecit-jane-bere-per-arsye-politike-20836" }