Akuzat e PD për fshehje pasurie, reagon Bushati: M’i ka lënë babai. Më vjen keq që ime më duhet të durojë…

Publikuar tek: barometri, më 08:04 29-09-2018 Akuzat e PD për fshehje pasurie, reagon Bushati: M’i ka lënë babai. Më vjen keq që ime më duhet të durojë…

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ka fshehur 7 prona të ndryshme në Tiranë, Divjakë e Sarandë.

 

Bushati shprehet se pasuria e tij është trashëgimi nga i ati. “Me vjen keq qe ime më duhet te duroje keto shpifje 10 vite pas vdekjes se time eti”, shprehet Bushati.

Reagimi i plotë:

KUNATI #3

Une e kuptoj qe Lulit po i preke kunatin i ke prekur shtepine. Nuk pyet per askend kur i permend kunatin. Dhe eshte gati te shpife e te baltose kedo, vetem e vetem qe kunatin mos ta sulmoje njeri.

Ne rastin e kuzave qe beri sot ndaj meje, me shpresen se do me intimidoje e nuk do te merrem me me kunatin, historia eshte e thjeshte.

Te gjitha pronat e mia jane trashegimi nga babai im i ndjerë dhe puna jonë e përbashkët.

Pasuria më e madhe që na la babai eshte emri i nderuar dhe shkollimi per mua dhe vellain tim. Me vjen keq qe ime më duhet te duroje keto shpifje 10 vite pas vdekjes se time eti.

Te gjitha te pasqyruara ne deklaratat e njepasnjeshme te pasurise. Eshte kollaj, IlDKPI e verifikon lehtesisht.

Por ama, me kunatin e Lulit do vazhdoj te merrem, se jetojme ne demokraci.

E ne demokraci askush, perfshire opoziten, nuk mund te luaje teater duke akuzuar sipermarresit si kriminele kur ndertojne rruge e si engjej kur paguajn haracin te kunati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02128005027771
array(1) { ["section"]=> string(109) "akuzat-e-pd-per-fshehje-pasurie-reagon-bushati-m-i-ka-lene-babai-me-vjen-keq-qe-ime-me-duhet-te-duroje-135978" }