Akuzat e PD për policin tregtar kokaine, reagon Ministria e Brendshme: Nuk ka më të paprekshëm

Publikuar tek: politike, më 20:28 16-01-2018 Akuzat e PD për policin tregtar kokaine, reagon Ministria e Brendshme: Nuk ka më të paprekshëm

Pas deklaratës së Arben Ristanit, Sekretar i Përgjithshëm i PD për lidhje të forta të drejtuesëve të policisë me krimin duke e lidhur edhe me denoncimin e djeshëm për një oficer, ka ardhur reagimi i ministrisë së Brendshme.

Në një deklaratë për mediat, MB thotë se menjëherë pas publikimit të rastit, strukturat e SHBÇA, kanë shpallur në kërkim oficerin e dyshuar.

Sipas ministrisë ky akt tregon edhe një herë se tashmë në Policinë e Shtetit nuk ka më të paprekshën që janë në ombrellën e një partie.

Reagim i MB-së për deklaratën e PD-së

Ministria e Brendshme, përmes Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) dhe Policisë së Shtetit reaguan menjëherë mbrëmë pas publikimit të pamjeve në emisionin investigativ “Fiks Fare”, duke pezulluar dhe shpallur në kërkim oficerin e dyshuar si të implikuar në këtë vepër penale.

Hetimet e plota nisën menjëherë nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë. Ky është treguesi më i qartë se aktualisht në Policinë e Shtetit nuk ka më të paprekshëm, apo të mbrojtur në “çadrën” partiake, ashtu siç tregon vullnetin e qartë për pastrimin e radhëve nga çdo efektiv që shkel ligjin.

Ministria e Brendshme siguron qytetarët se, askush dhe për asnjë motiv, nuk do mund të ndryshojë vullnetin, për të luftuar krimin dhe goditur korrupsionin.

Përpjekjet tona për konsolidimin e shtetit të së drejtës nuk do ndalen. Vetting-u në Policinë e Shtetit, i mbështetur fuqimisht nga partnerët ndërkombëtarë, është një mekanizëm ligjor që do ta përshpejtojë procesin. Vetting-u do të reformojë kapacitetet njerëzore në Policinë e Shtetit, duke promovuar pjesën më të shëndetshme, punonjësit më me integritet, të trajnuar, të mirë arsimuar, të cilët janë shumica në organizatë.

Duke përfituar nga rasti, i bëjmë thirrje PD-së të heqë dorë nga dhuna verbale ndaj Policisë së Shtetit, e të punojmë bashkë për ta bërë vendin dhe jetën e qytetarëve më të sigurt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Në nëntor mbahet Samiti i Diasporës, do sjellë këtu të gjithë bijat dhe bijtë e Skënderbeut
Protesta e opozitës, Braçe: Të dielën gatuaj dhe shoh sport. Të shtunën jam me pelikanët në Divjakë »
Article Logic
Execution time: 0.042321920394897
array(1) { ["section"]=> string(99) "akuzat-e-pd-per-policin-tregtar-kokaine-reagon-ministria-e-brendshme-nuk-ka-me-te-paprekshem-106813" }