Akuzat e PD për Shërbimin Onkologjik, reagon qeveria: Shërbimet funksionojnë normalisht

Publikuar tek: politike, më 19:34 11-04-2016 Akuzat e PD për Shërbimin Onkologjik, reagon qeveria: Shërbimet funksionojnë normalisht

Qeveria  reagoi sot nëpërmjet portalit, “transparenca.al” ndaj akuzave të deputetes Albana Vokshi për Shërbimin Onkologjik.

Në një deklarate për media, deputetja Albana Vokshi pretendon se gjendja në Shërbimin Onkologjik është e rënduar. Sipas saj, prej muajsh nuk funksionon siç duhet asnjëra nga aparaturat e kobaltit, ndërkohë që akseleratori linear, financim i qeverisë demokratike, ende nuk është vënë në funksionim pavarësisht se u inaugurua nga Kryeministri në ditën ndërkombëtarë të luftës ndaj kancerit. Gjithashtu, deputetja e Partisë Demokratike pretendon se kobalti i vetëm që punon është kthyer në rrezik rrezatimi të dëmshëm pasi ka 8 vite pa u ndërruar‎, si dhe ka një mungesë të ilaçeve bazë.

Në përgjigje të pretendimeve në deklaratën e deputetes Albana Vokshi qeveria sqaron se, “së pari, është e pavërtetë se akseleratori linear është financim i kryer në kohën e qeverisë demokratike dhe se nuk është vendosur ende në funksionim. Financimi nga Qeveria Austriake për blerjen, instalimin dhe vënien në punë të pajisjes së akseleratorit linear (LINAC) në Shërbimin Onkologjik është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në 20 Shkurt 2014. Aktualisht LINAC-u është vendosur në punë dhe po zhvillon procedurat e kërkuara teknike të kalibrimit dhe certifikimit që realizohen vetëm nga ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë (IAEA).

“Gjithashtu, vetëm dy javë më parë, Ministria e Shëndetësisë nënshkroi marrëveshjen e re me IAEA-n, që mundëson vënien në punë të një akseleratori linear të dytë për të garantuar vijimësinë e shërbimit. Agjencia ka marrë përsipër të financojë 800 mijë euro, ndërsa nga buxheti i shtetit do të investohen për këtë qëllim 1 milionë euro”, theksohet në reagimin e qeverisë.

Së dyti, vijon qeveria, “siç mund të verifikohet lehtësisht nga çdo media, gazetar apo qytetar i interesuar, shërbimi i Kobaltoterapisë, jo vetëm që funksionon normalisht në mënyrë të plotë, por në vitin 2015 janë kryer 3,405 seanca më shumë se sa në 2014-ën.

“Ndryshe nga çka pretendon deputetja Vokshi, në Shërbimin Onkologjik gjenden dy aparatura të Kobaltoterapisë të cilat janë në punë me orar të zgjatur 07:00-18:00. Sot, janë kryer në secilën aparaturë, përkatësisht 28 dhe 25 seanca terapie dhe gjatë pasdites janë planifikuar të kryhen edhe 30 seanca të tjera terapie”, thekson qeveria në reagimin e saj, duke e ilustruar dhe me tabela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiperia në provën e besimit nga BE!
LSI fillon të flasë publikisht: Atentat ekologjik dhe institucional kundër parkut të liqenit »
Article Logic
Execution time: 0.02696681022644
array(1) { ["section"]=> string(91) "akuzat-e-pd-per-sherbimin-onkologjik-reagon-qeveria-sherbimet-funksionojne-normalisht-37423" }