Akuzat e PD, reagon MPB: Heqja e statusit të dëshmitarit nuk bëhet nga qeveria

Publikuar tek: politike, më 15:20 19-08-2015 Akuzat e PD, reagon MPB: Heqja e statusit të dëshmitarit nuk bëhet nga qeveria

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ka braktisur dëshmitarët kyç në çështje të krimeve të rënda.

Në një deklaratë për media, Ministria e Brendshme ka bërë thirrje që çështje të tilla të mos përdoren për qëllime politike ndërsa ka nënvizuar se nuk është shkelur asnjë marrëveshje me dëshmitarët e mbrojtur, pasi heqja e statusit të dëshmitarit të mbrojtur nuk bëhet nga qeveria dhe as nga Ministria e Brëndshme, por nga komisione përkatëse shtetërore. MPB tha se dëshmitari kyç Arben Kicaj ka shkelur disa herë rregullat e caktuara.

Në reagimin e Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka tha se Arben Kicja, dëshmitar në çështjen e Aldo Bares, u braktis nga qeveria dhe po kështu dhe dëshmitari në çështjen e komisarit Dritan Lamaj, të cilit iu vu tritol.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parlamentari polak viziton Sarandën, takohet me kryetaren e bashkisë
Intervista e plotë / Rama: Boshllëku i Europës nxit antipolitikë dhe ksenofobi »
Article Logic
Execution time: 0.015091896057129
array(1) { ["section"]=> string(82) "akuzat-e-pd-reagon-mpb-heqja-e-statusit-te-deshmitarit-nuk-behet-nga-qeveria-18715" }