Akuzat e Stivi Frashërit, KF Tirana do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore

Publikuar tek: sport, më 17:24 15-01-2016 Akuzat e Stivi Frashërit, KF Tirana do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, të postuar në profilin i tij zyrtar në “Facebook”, klubi Futbollit Tirana ka reaguar pas akuzave të ish-portierit të tij, Stivi Frashëri. Bardheblutë hedhin poshtë akuzat e Frashërit, duke thënë…

“Te pavërtetat e Stivi Frasherit janë të faktuara nga dokumentat e firmosura prej tij, dokumenta të cilat janë në zyrat e klubit. Ish futbollisti i Tiranës edhe sot që është zyrtarisht i larguar nga KF Tirana, vijon të qëndrojë në një shtëpi me qera të paguar nga klubi, ashtu sic ka bërë për të gjithë periudhën që ka qënë lojtar bardhëblu, edhe pse dicka e tillë nuk ka qënë e parashikuar në kontratë.

Përkundër fjalëve dashakeqe, futbollisti është mirëtrajtuar njerëzisht, financiarisht dhe sportivisht, nga drejtuesit, stafi dhe futbollistët e skuadrës. Shpifjet nuk mund të justifikojnë dështimin e këtij futbollisti që nuk meriton te jetë pjesë e asnjë klubi.

Duke marrë shkas nga një tjetër deklaratë e dhënë prej tij në mediat sportive sot, KF Tirana do të ndjëke te gjithë procedurat ligjore për shpifjet e bëra nga Stivi Frasheri. Ky standart do të jetë i vlefshëm edhe për të gjithë personat që do të guxojnë të dëmtojnë imazhin e klubit më të madh në Shqiperi”.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FSHF u përgjigjet ‘TKZ’: Ju duam të gjithëve, por UEFA ka rregulla
James Rodriguez te Manchester United për 85 milionë euro »
Article Logic
Execution time: 0.0045180320739746
array(1) { ["section"]=> string(82) "akuzat-e-stivi-frasherit-kf-tirana-do-te-ndjeke-te-gjitha-procedurat-ligjore-30103" }