Akuzat për 2 vrasje në raportin e OSBE? Meta: Janë thashetheme, ambasadori kërkoi falje

Publikuar tek: politike, më 11:59 18-09-2015 Akuzat për 2 vrasje në raportin e OSBE? Meta: Janë thashetheme, ambasadori kërkoi falje Ilir Meta

Ilir Meta ka deklaruar sot se të dhënat e raportit konfidencial të OSBE-së, ku përmendej emri i tij si porositësi i dy vrasjeve, janë thashetheme.

Për Metën ka shumë njerëz që kanë kohë të lirë të merren me këto thashetheme, por për të nuk ka asgjë të vërtetë në to. Kreu i Kuvendit dhe kryetari i LSI-së tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me OSBE-në, siç ka bërë në këto vite, por për gjëra serioze.

“Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj me OSBE siç ka ndodhur në të kaluarën për gjithçka serioze. Për sa u takon thashethemeve, mendoj se shumë njerëz kanë kohë të merren me to. Unë jam një politikan që s’kam kohë të merrem me thashetheme.’’, deklaroi shkurt Meta.

Pyetjes nëse prezenca e OSBE-së do të duhet të jetë më në Shqipëri, Meta iu përgjigj me faljen e kërkuar nga Florian Raunig:

“Kjo nuk është shumë e rëndësishme, Shqipëria do të vazhdojë të jetë në OSBE, do imponojë respekt. Sa u takon akuzave në fjalë, ambasadori ka kërkuar falje, nuk ia vlen të merremi më me këtë gjë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta përplaset me Brahon: Deklarata e tij kontraditore me formimin, mos bëjë skupe po t’i drejtohet drejtësisë
Kallëzohet penalisht kryetarja e Bashkisë Patos dhe 3 zyrtarë, shkaktuan mijëra euro dëm shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.15818285942078
array(1) { ["section"]=> string(90) "akuzat-per-2-vrasje-ne-raportin-e-osbe-meta-jane-thashetheme-ambasadori-kerkoi-falje-21087" }