Akuzat për e-mailin, drejtoresha e DAR: Kemi rënë pre e hakerave

Publikuar tek: politike, më 17:42 03-08-2015 Akuzat për e-mailin, drejtoresha e DAR: Kemi rënë pre e hakerave

Drejtoresha e DAR, Drejtorisë Arsimore Rajonale, Eglantina Metani ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për dërgimin e jë e-maili që kërkonte listën me bindjet politike të stafit të shkollave.

Metani nuk e ka mohuar ekzistencën e një e-maili të tillë por ka thënë se llogaria e emailit ka rënë pre e hakerave. Sipas saj llogaria përdorej nga një kolege e Metanit e cila është treguar e pakujdesur dhe pasi i është vjedhur llogaria, është përdorur për qëllime të ulëta politike. Metani ka thënë se shkolla është e depolitizuar dhe se këto janë veprime të dëshpëruara të atyre që janë kundër reformës në arsim. Ajo i ka kërkuar ndjesë të gjithë mësuesve që mund të jenë ofenduar nga e-maili ku iu kërkohej të tregonin bindjet e tyre politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tiranë, rënie drastike e PS në vota, nga 2013 humbja nga 1000 deri 5000 vota në të gjitha njësitë (TABELA)
Fatos Lubonja: Rama nën influencën e Oligarkëve, dhe disa fjalë për Anri Salën dhe ndryshimet në fasadën e qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.026492834091187
array(1) { ["section"]=> string(68) "akuzat-per-e-mailin-drejtoresha-e-dar-kemi-rene-pre-e-hakerave-17640" }