Akuzat për korrupsion, 6 vite burg për ish-presidentin e Dinamos

Publikuar tek: sport, më 21:26 06-06-2018 Akuzat për korrupsion, 6 vite burg për ish-presidentin e Dinamos Zdravko Mamic

Një gjykatë në Oshijek të Kroacisë ka dhënë verdiktin e dënimit me 6 vite e gjysmë të “dorës së fshehtë të korrupsionit në futbollin kroat”, Zdravko Mamic.

Ai është gjetur fajtor për transferim të paligjshëm të parave gjatë kohës që mbante postin e shefit ekzekutiv të klubit të Dinamos së Zagrebit. Bashkë me Mamic janë dënuar: vëllai i tij Zoran Mamic, ish trajneri i Dinamos; Damir Vrbanovic, ish-drejtor i klubit dhe Milan Pernar, inspektor i taksave.

Gjatë dhënies së vendimit asnjëri prej të pandehurve nuk ka qenë prezent në sallën e gjyqit. Zdravko Mamic ndodhej në Bosnje-Hercegovinë gjatë kohës kur zhvillohej seanca ndaj tij.

Ai konsiderohet nga tifozët kroatë si “njeriu kyc në abuzimin dhe shkatërrimin e futbollit kroat”. Prej vitesh ai është akuzuar për përfitime të paligjshme nga shitja e lojtarëve të ekipit të Dinamos, ku midis tyre ka qenë dhe ylli i Real Madridit Luka Modric.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas dy humbjeve me kuqezinjtë, Panucci me pushime në Spanjë; çfarë ka thënë për Real Madrid dhe Shqipërinë
»
Article Logic
Execution time: 0.021379947662354
array(1) { ["section"]=> string(70) "akuzat-per-korrupsion-6-vite-burg-per-ish-presidentin-e-dinamos-123503" }